Lexoni edhe:
Amerika e ndihmoi krijimin, do ti del edhe në mbrojtje sovranitetit të plotë shtetit të Kosovës
Shkruan: Skënder Mulliqi
Njerëzit tanë duke u lëshuar pas keqpërdorimeve të cilat Kosovën e varfëruan dhe e lanë të izoluar nga bota e civilizuar , nuk krijuan si duhet shtet ligjor, dhe as nuk e formuan ndonjë gjykatë vendore për supozime të krimeve të luftës. E prunë punën keq duke lejuar që bashkësia ndërkombëtare pa drejtësisht të na formon Gjykatën Speciale , të cilën gjykatë marrëzisht e votuan në Kuvend. Madje, aq më keq kur gjykata u formua mbi bazat e paqena së gjoja UÇK-ja na paskësha bërë transplantime të organeve njerëzore, në bazë të Raportit të Dick Martit. Kjo sigurisht është ide serbe bashkë më shumë çka tjetër.
Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës- TPI-ja në Hagë, që u formua më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë, misionin e saj , për ti dënuar të gjithë kriminelët serb të luftës e la në gjysmë. Kjo gjykatë nuk dënojë as çerekun e atyre që bënë masakra dhe vrasje masive në Kosovë. Dënimi i vetëm, disa personave serb më peshë, duke e përfunduar mandatin e saj është padrejtësi e madhe ndaj familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre , e kurrë dorasit nuk u vunë para organeve të drejtësisë në Hagë, dhe askund tjetër. Gjykata e Hagës zaten edhe fillim e mbarim në krye më Karla Del Ponten nuk e kreu detyrën për çka ishte formuar ashtu si duhet.
Serbia nuk u dënua për gjenocid, kur dihet për masakrën më të madhe të pas luftës së dytë botërore, ajo Srebrenicës ku u vranë , masakruan dhe madje u varrosën për së gjalli mbi 8000 myslimanë të Bosnjës, për ti vazhduar këto maskara kriminelët serbe edhe në Kosovë. Të tilla masakra ku u vranë më mijëra gra ,fëmijë , të moshuar dhe njerëz të pa uniformuar, gjinden sot në çdo cep të Kosovës martire. Kroacia kishte bërë padi kundër Serbisë për gjenocid pranë TPI-së, madje kundër padi ndaj Kroacisë kishte bërë edhe Serbia,padi kishte bërë edhe Bosnjë e Haris Silajgjiqit, kurse Kosova kurrë nuk e kishte pa të arsyeshme të deponon një padi të tillë , e as të ngre padi për dëme të luftës, e as nuk kërkojë deri më sot suksesionin që i takon. Klasa jonë politike kishte një dështim total në këtë drejtim , që do të jetë e pafalshme historikisht.
Edhe nëse paditë e tilla do të refuzoheshin nga Tribunali për Krime të Luftës, ka pasur shumë rëndësi të mbesin të deponuara. Kjo jo vetëm që ishte lëshim , por është mos përgjegjësi e madhe e njerëzve tanë të politikës, të cilët bartin shumë mëkate mbi supe për mos shtet ndërtim dhe mirëqenie të duhur karshi qytetarëve te vendit. Kosova ka materialë më bollëk për të vrarët, për shumë gra dhe vajza tona të dhunuara, për të pagjeturit tanë në 16 varreza te reja masive në Serbi, siç e tha edhe Nenad Çanak, që të padisë Serbinë për gjenocid, që e kishin faktuar KMLDNJ-të e të gjitha qyteteve të Kosovës. Ky material ekziston edhe sot e kësaj ditë i pashfrytëzuar edhe për botime të ndryshime, dhe i gatshëm edhe pse më vonës , të paditët Serbia. Transplantime të organeve kanë bërë serbët më kod gjenetik të prishur. Kurrë diçka të tillë nuk e kanë bërë dhe as që e bëjnë shqiptarët.
Gjyqtarët dhe prokurorët shkelës të ligjit e kanë vendin në burgLexoni edhe:
Është padrejtësi e madhe që vetëm për Kosovën të këtë Gjykatë Speciale , e kriminelet serbë edhe sot e gjithë ditën shëtisin lirshëm, madje shumë prej tyre janë edhe në krye të shtetit serb dhe në institucione të ndryshme .Këtyre ditëve Natasha Kandiq ,bëri apel që krahas Gjykatës Speciale të formohet një gjykatë për kriminelët serbë të luftës në Kosovë. Është e pafalshme se si institucionet tona shtetërore kaq shumë po heshtin dhe nuk po paraqesin ide të tilla si Kandiq. Këta nuk e di së çka është vërtetë puna e tyre ! Krimet kurrë nuk vjetrohen, dhe nuk është vonë që të merren nisma, që kriminelët e Serbisë të marrin dënimin e merituar. Vetëm kur dënohet edhe krimineli i fundit serb i luftës, mund të flasim për drejtësi të mirëfilltë. Dhe, nuk do të ishte dashur të bëhet asnjë negociatë më Serbinë pa u zgjidhë këto probleme.
Bota sikur po i përsëritë gabimet nga e kaluara ndaj shqiptarëve, duke e barazuar viktimën më xhelatin. Djemtë dhe vajzat tona mbrojtën vendin e tyre, nga agresori serbomadh, mbrojtën qenien dhe dinjitetin tonë të nëpërkëmbur më dekada nga Serbia fashite e Millosheviqit. Sikur po krijohet përshtypja së nuk po gjykohen vetëm individët. Kjo nuk i kontribuan stabilitet në rajon dhe më gjerë. Të faktorizohet kaq shumë një Serbi e pa reformuar e një njeriu të afërt më Millosheviqin , siç është Vuçiq, është padrejtësi e madhe karshi shqiptarëve të cilët kurrë nuk ishin agresor dhe si populli me pro Perëndimor. Koncesioneve politike karshi Serbisë ne bisedime dhe përcaktimit të agjendave politike nga ana e Vuçiqit, ka ardhur koha të ndalohen ,së përndryshe nuk na mbetet asgjë ,veç nënshkrimit të kapitullimit tonë në fund të këtyre bisedimeve .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".