Lexoni edhe:
Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e Kosovës
Shkruan: Gani Qarri
Shpend Ahmeti, duke mos pasur ide as plane për zgjidhje të tjera alternative të zgjerimit dhe shkarkimit të kryeqytetit nga komunikacioni, pa ndëshkimin me taksë të qytetarëve dhe pronarëve të automjeteve, e ka lansuar propozimin skandaloz të detyrimit për të paguar taksë të gjithë ata që e kalojnë me automjete zonën qendrore të Prishtinës, ose detyrohen që ti lënë ato në periferi, për të jua mbathur këmbëve dhe arritur për në cakun e tyre, në vendin e punës ose për të kryer ndonjë punë tjetër të përditshme të cilat janë të shumta e të pa shmangshme. Lansimi i ideve dhe planeve të tilla, për kushtet e Prishtinës dhe standardin e qytetarëve është diçka e pa pranueshme dhe e pa realizueshme, dhe vjen si pasojë e dështimit total të qeverisjes me kryeqytetin për dy mandatet që po i kalon në pozitë të kryetarit.
-Kohëve të fundit, duket se Shpend Ahmeti, jo vetëm që e ka humbur "rrugën në oborr", por ka humbur tërësisht edhe orientimin për ta qeverisur kryeqytetin e degraduar fillimisht gjatë mandatit të parë, duke u përpjekur tani në fund të mandatit të dytë të improvizojë projekte turravrap e ad-hock ndërtimore në infrastrukturë dhe urbanizëm, me çka jo vetëm që po degradon edhe më shumë Prishtinën si qendra kryesore në vend, por po krijohen telashe dhe pakënaqësi të reja edhe për qytetarët, projekte këto tërësisht jo funksionale dhe të nisura fare pa plan dhe periudhën më të papërshtatshme kohore, mu në stinën e vonë të vjeshtës e fillim të dimrit, te cilat edhe ashtu po punohen shkel e shko, ngjashëm sikur që ka ndodhur edhe me platon famoze te Kurrizi.
Qeveria dhe Kuvendi të blerë nga oligarkët Devolli po e tradhtojnë Telekomin e KosovësLexoni edhe:
Për aq më tepër duket se edhe këto projekte të nisura fare pa kohë dhe ide të mirëfilltë, janë të paramenduara vetëm për dhënie tenderësh,për të zhvatur e përfituar edhe ndonjë lekë, në fund të mandatit, sikur që ka vepruar më parë edhe me lejet ndërtimore, pasi që tanimë ai e ka plotësisht të sigurt se karriera e tij politike, tani dhe këtu mbaron, me keq qeverisjen e Prishtinës, të cilën, së fundmi po e ndëshkon edhe me projektin për pagesën e taksës së automjeteve që do të qarkullojnë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit. Shpend Ahmeti, duke mos pasur ide as plane për zgjidhje të tjera alternative të zgjerimit dhe shkarkimit të kryeqytetit nga komunikacioni, pa ndëshkimin me taksë të qytetarëve dhe pronarëve të automjeteve, e ka lansuar propozimin skandaloz të detyrimit për të paguar taksë të gjithë ata që e kalojnë me automjete zonën qendrore të Prishtinës, ose detyrohen që ti lënë ato në periferi, për të jua mbathur këmbëve dhe arritur për në cakun e tyre, në vendin e punës ose për të kryer ndonjë punë tjetër të përditshme të cilat janë të shumta e të pa shmangshme. Lansimi i ideve dhe planeve të tilla, për kushtet e Prishtinës dhe standardin e qytetarëve është diçka e pa pranueshme dhe e pa realizueshme, dhe vjen si pasojë e dështimit total të qeverisjes me kryeqytetin për dy mandatet që po i kalon pa asnjë projekt serioz në të mirë të qytetarit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".