
Kushtetuta dhe Asociocioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë


Riza Smaka
Kosova, sipas nenit 1 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , është republikë , shtet i pavarur, sovran, demokratik , u n i k dhe i pandarshëm.
Kërkesa aktuale për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë sërbe në Kosovë, është e kundërshtimshme me Kushtetutën për aq sa do të mund të themelohej me autorizime ekzekutive në një anë dhe , është e paarsyeshme , nga se, në Kosovë, egziston Asociacioni i komunave të Kosovës. Për sa janë komunat me shumicë shqiptare e të tjerë në Kosovë, aq janë dhe duhet të jenë edhe komunat me shumicë sërbe në Kosovë , anëtere të Asociacionit të komunave të Kosovës.
Pra , sikundër komunat tjera në Kosovë edhe komunat me shumicë sërbe në Kosovë janë komuna të Republikës së Kosovës dhe si të tilla do të duhej të anëtarësoheshin në Asociacionin e komunave të Kosovës dhe në të t’i realizonin autorizimet e caktuara të tyre.Formimi eventual i Asociacionit të komunave me shumicë sërbe në Kosovë , krahas Asociacionit akzistues të komunave të Kosovës ,do të trazonte dhe do të sfidonte seriozisht natyrën dhe karakterin e shetetit unik të Kosovës , do t’i dyfishonte asociacionet e komunave duke shkaktuar harxhime të pajustifikuara të mjeteve buxhetore madje duke mos ofruar asnjë shërbim publik qe aktualisht nuk do të mund të realizohej në komunat egzistuese si dhe sërbët kosovarë në vend të integrimit në shoqërinë politike dhe në institucionat kosovare , në masë tç konsideruar do t’i getoizonte në kundërshtim të plotë me karakterin e Republikës së Kosovës si shtet qytetarë !
Nëse , në marrëveshjen politike kosovare – sërbe do të akordohej formimi i Asociacionit e komunave me shumicë sërbe, Kosova nga shteti unik do të shëndrrohej në shtet të përbërë të karakterit federativ eventualisht konfederativ dhe për aq shteti dhe shtetësia e Kosovës do të problematizohej skajshëm në dëimin e efikasitetit, eficiencës dhe qëndrueshmërisë! Në atë formë do të shkaktohej çrregullim i parimeve themelore të Republikës së Kosovës nga shteti qytatar e unik në shtet të përbërë ,etnik dhe disfunksional! Për zgjidhjen e sprasme do të kërkohej amendimi esencial i Kushtetutës së RK-së veçanërisht i dispozitës së nenit 1 par. 1 të Kushtetutës duke e riformuluar Republikën e Kosovës në shtet të përbërë dhe etnik!
Ndryshe, procedura legjislative për amendime , modifikime e novelizime të Kushtetutës, nuk është ca e ndërikuar pos qe kërkohet shumica e kualifikuar për t’i votuar si dhe uniteti politik sëpakut i partive politike parlamentare.
Klasa politike aktuale e vendit tonë medoemos do të duhej të ishte në platformë unike për refuyimin e idesë dhe konceptit për formim të Asociacionit të komunave me shumicë sërbe në Kosovë veçanërisht jo të Asociacionit me funksione ekzekutive!
Para çdo takimit ndërkombëtar referuar marrëveshjes kosovare – sërbe, klasa politike përkatësisht pushtetarë do të duhej të përgatitej seriozisht dhe të mbështetej me grupe të ekspertëve të mirëfilltë veëanërisht nga fusha e kushtetutës në nivelin doktrinar dhe praktikë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".