
Kosovës i duhet nje riorganizim i ri i pushtetit komunal


Muhamet Kelmendi
Ne kuader te riorganizimit te ri te pushtetit lokal ne Kosove dhe, natyrisht qe te kemi funksionalizim me te mire te pushtetit lokal, kerkohet domosdo te beher nje riorganizim i ri i tere vendit neper bashkesi.
Ne kete riorganizim baze duhet te jete jo ndarja ne pushtete te copetuara komunale dhe ndonje pushtet i ri sikunder po diskutohet ne Qeveri dhe me Asociacionin serb, por duhen qe te kemi nje bashkim te komunave ne kuader te bashkesise se komunave.
Ky riorganizim eshte shume i domosdoshem kryesisht per faktin se funksionalizohet pushteti lokal dhe nuk krijojme hargjime te shumefishta te shtetit te varfer te Kosoves.
Kryesisht kishin me qene 7 bashkesi te komunave ne tere hapesiren e Kosoves. Keshtu do te reduktoheshin komunat e shumeta dhe tipike jo funksionale ne Kosove dhe natyrisht me ate do te ndalej copetimi i Kosoves qe me Asiciacion do te behet realitet.
Kendej duhet te formohen keto bashkesi te komunave:
1. Bashkesia e Prishtines duke perfshire tere Prishtinen qe do te ndahej ne disa komuna, pastaj Fushe Kosoven, Lipljanin, Obiliqin, Graqanicen dhe Podujeven, kuptohet me nje Ansamble te Bashkesise;
2. Bashkesia e Mitrovices, duke e perfshire Leposaviqin, Zubin Potokin, Zveqanin, Mitrovicen, te dyja te ndara ne disa komuna, Vushterin, te ndare ne dy a tri komuna, Drenasin dhe Skenderjajin, me nje Ansamble te Bashkesise.
3. Bashkesia e Pejes, duke e perfshire Pejen te ndare ne disa komuna, Istogun, Klinen dhe Deqanin, me nje Ansamble te Bashkesise;
4. Bashkesia e Gjakoves, duke e perfshire Gjakoven te ndare ne dy a tri komuna, Junikun dhe Malisheven, me nje Ansamble te Bashkesise;
5. Bashkesine e Prizerenit, duke e perfshire Prizerenin e ndare ne tri a kater komuna, sikunder edhe Dragashin, Rahovecin dhe Suhareken, me nje Ansambe te Bashkesise;
6. Bashkesia e Ferizajit, duke e perfshire Ferizajin te ndare ne disa komuna, pastaj Hanin e Elezit, Shterpcen, Shtimjen dhe Kllokotin e Vitine, me nje Ansamble te Bashkesise dhe
7. Bashkesia e Gjilanit, duke e perfshire Gjilanin te ndare ne disa komuna, pastaj Artanen, Parteshin dhe Ranillukin, me nje Ansamble te Bashkesise.
Ky riorganizim e funksionalizon shtetin dhe e redukton shume administraten e vendit, duke ndikuar edhe ne krijimin e kushteve qe Kosova mos te ndahet.
Ketej krijohen kushtet per nje zhvillim me proporcional midis komunave ne bashkesi dhe krijohet edhe nje lidhje me e mire e qytetareve. Bashkesia e komunave nderton nje jete demokratike, te barabarte dhe qytetate, s dhe e lufton shume me mire ndarjen nacionale dhe fetare.
Bashkesia e komunave e ndalon copetimin e vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".