Lexoni edhe:
Oligarkët Devolli e blejnë me para të pista edhe drejtësinë e kalbur në shtetin e brishtë të Kosovës për ta rrënuar Telekomin
Shkruan: Hasan Preteni
Ish Kryeministri i bënte publike emërimet e tij kurse ky është më dinak, po nxjerr vendime për emërime por pa pompozitet. Në një ministri veç ishin bërë 5 zëvendës ministra! Asgjë pozitive as në legjislacion. Vettingu u stopua dhe asnjë iniciativë tjetër për ligje të reja! Mbushje të bordeve pa turp nga lista e partisë, shkarkimin e drejtorëve të ATK-së dhe Doganave pa asnjë ekspertizë, ranë viktimë e drejtorit të policisë. Mos të dobësohen raportet me PDK-në, shkoi polici por shkuan edhe kuadrot e LDK-së. Kjo qeverisje po del që tek sundimi i rendit dhe sigurisë, tek sundimi i ligjit, pa konkurrencë është qeveria më e keqe e mundshme!
-Kabineti Hoti është duke bërë garë se mos rastësisht po i kalon ndonjë ditë pa lajme të zeza. I bënë disa ndërrime në polici e shujtën Task Forcën, ju futën frikën organeve të hetuesisë. Tani e kemi "liberalizimin" e krimit. Filloi me nënkryetarin e LDK-se dhe të fundit e kemi nënkryetarin tjetër Agim Veliun. Vjedhje kasafortash 300 kg, vjedhje të thesarit, Vjedhje dhe krim të paparë deri më tani. Kjo qenka risia dhe pasardhësja e asaj frazës së famshme të Kryeministrit."Ju ende nuk keni parë asgjë. "Është humbë besimi i miqve tek përzgjedhja e kryeprokurorëve, është humbur besimi me zhbërjen e Task Forcës. Ka humbur besimi qytetar në të gjitha poret e jetës. Ky kabinet qeveritar është duke punuar vetëm sipas diktatit të Grenellit dhe për rritjen e burokracisë brenda kabinetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".