Lexoni edhe:
Kujdes ju që shkoni në dialog me Serbinë, krimet e luftës dhe pasuria e Kosovës nuk falen as nuk negociohen
Shkruan: Gani Qarri
Është shumë e habitshme se si vetëm pak kohë më parë, apo vetëm në qershor të vitit 2020, vet Hashim Thaçi deklaronte se me përfundimin e mandatit të parë presidencial do të lirojë rrugë e heq dorë nga politika dhe nuk do të kandidoj për një mandat të dytë presidencial, pas insistimit të Serbisë që kuislingu Thaçi të vazhdojë të mbetet në politikë dhe kandidojë serish për president të vendit, ai po vërteton se me gjithë premtimet e dhëna vetë, nuk e ka ndërmend të pensionohet nga politika, nëse atë nuk e pensionon Haga, para se ti jetësojë planet e Serbisë, të marra mbi vete për ndarjen e Kosovës.
Është shumë indikativ fakti se që nga bërja publike e shpalljes së aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e cila duket se erdhi befasisht dhe fare papritur edhe për vet Serbinë, megjithëse vepra për të cilën ata akuzohen është ndër më të rëndat që trajton Drejtësia Ndërkombëtare, shteti serb kurrë nuk ka shpreh gëzim as eufori për shpalljen e kësaj propozim akuze, sikurse veprohej në Serbi për secilin të akuzuar apo të paraburgosur tjetër nga ish radhët e UÇK-së.
Madje megjithëse ka kaluar edhe afati i paraparë ligjor për konfirmimin e aktakuzës së propozuar nga Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit, Serbia as Rusia e cila pothuajse është edhe më e zëshme se vet shteti serb kundër UÇK-s, asnjëherë të vetme nuk janë ankuar , nuk kanë reaguar as bërë propagandë se me gjithë kalimin e afatit, pse nuk është konfirmuar apo bërë publik konfirmimi i akuzës nga Gjykata Speciale kundër Thaçit.
Për aq më tepër Aleksandër Vuçiq duke ditur se vetëm me Thaçin në pushtet dhe politikë mund ti jetësoj marrëveshjet konspirative për ndarjen e Kosovës, ai bashkë me Rusinë dhe qeveritë mike si dhe sigurimet e fshehta të vendeve me ndikim brenda vet Bashkimit Evropian, si DGS franceze, po ndikojnë që konfirmimi i akuzës kundër Hashim Thaçit nëse nuk mund të mënjanohet tërësisht, të paktën të shtyhet edhe për aq kohë, sa i duhet Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ndarjen e Kosovës, që mund të realizohet vetëm me Thaçin president.
Për këtë arsye edhe vet Gjykatës Speciale momentalisht i ka hasur sharra në gozhdë dhe nuk po mundet ta bëjë me kohë publike konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit, për faktin se presidenti serb Vuçiq, ai rus Vladimir Putin, sigurimi i fshehtë francez e ndoshta edhe vet Manuel Macron, duan që Thaçi, si njeri i besueshëm i tyre, të vazhdojë të mbetet president i Kosovës, gjë që e vërteton edhe vet Thaçi me paraqitjet e tij dubioze dhe deklaratat kontroverse, se si tani, me gjithë zotimet, e vetëm pak mëparshme për tërheqje nga politike, ai duaka që serish të zgjidhet president, por që planet e tij i paska prishur akuza e Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçit po vazhdojnë ti dalin në sipërfaqe të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet që ai pa fije turpi, i ka bërë vazhdimisht, qysh nga koha kur ishte në pozitën e kryeministrit, e deri në fund të mandatit si President i vendit.
Koalicioni LDK-AAK-NISMA në kolaps, çelësi i zgjidhjes vetëm përmes zgjedhjeveLexoni edhe:
Kështu që pikërisht në momentet, kur ndaj tij është bërë publike aktakuza nga Gjykata Speciale dhe pritet konfirmimi i saj, i frymëzuar nga Aleksandër Vuçiq, Vladimir Putini dhe sigurimi i fshehtë francez DGS, shërbëtor i të cilit ishte që nga Rambuje, i bindur nga zotimet e tyre se nëse mbetet president dhe realizon premtimet e dhëna Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, do ta shpëtojnë nga Specialja, ai tani ka filluar të ankohet publikisht se si Gjykata në fjalë, po ja pamundëson realizimin e mandatit të dytë në pozitën e presidentit, të cilin tanimë thotë se e ka të sigurt dhe sipas tij ka edhe kërkesë me “lutje” nga shumica e partive politike, që me siguri edhe ato njëjtë si kuislingu Thaçi, janë të ndikuara direkt dhe të lidhura ngushtë me Serbinë, përderisa kërkojnë vazhdimësinë e tij si president.
Madje i trimëruar nga mbështetja që i vije nga Serbia dhe Rusia, ai kohët e fundit, ka filluar edhe të krekoset se si pikërisht tani po vijnë javët kur ai do ta fitonte me siguri mandatin vijues të Presidentit të Kosovës, duke u shprehur se potencialisht do ta fitonte edhe këtë mandat sepse ka oferta nga shumica e subjekteve politike, tek të cilat medoemos duhet të ketë ndikim të fortë Serbia, ndaj dhe ankohet se zgjedhja e tij president nuk ka kundërshtar tjetër, përveç se zhvillimet e dhomave të specializuara, nga të cilat duke u ndjerë si g..marri në ëndërr, uron që të jenë të gjitha rastësi”, sepse po të mos ia shuante Gjykata Special këtë ëndërr, kuislingu Thaçi shprehet i sigurte që do të zgjidhej serish president dhe do ta vazhdonte karrierën politike deri në vdekje, sikurse e kane traditë të gjithë uzurpatorët mafioz e grabitqar të politikës kosovare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".