Aferat e fundit në Qeverinë e Kosovës goditje e rëndë e shpresës për liberalizimin e vizave

Aferat e fundit në Qeverinë e Kosovës goditje e rëndë e shpresës për liberalizimin e vizave

Hajrullah Tërnava

  • 30 October 2020 - 13:35

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nuk ka shkuar askush neë përgjegjësi për vjedhjen e drogës neë dhomën e dëshmive neë lokalet e Policisëë seë Kosovës. Nuk është shkuar askush neë përgjegjësi as për vjedhjen e gjërave me vlereë neë Pejeë. Neë teë dyja rastet janëë teë instaluara edhe kamerat e sigurisëë 24 oreë. Vetëm këto rastet e fundit që i përkujtuam, e argumentojnë krimin e organizuar në shtetin tonë si të pa prekshëm, sepse për krejt këto të bëra, gisht kanë edhe të mëdhenjtë e shtetit, dhe krejt këto vjedhje, si në dhomën e dëshmive në lokalet e Policisë së Kosovës, si dhe vjedhjes në objektet e policisë në Peje, nuk u zbulua askush nga vepër kryesit dhe askush nuk është dënuar për këtë krim të organizuara. E derisa nuk luftohet krimi i organizuar, derisa nuk burgosen të gjithë ata që janë përlye me krimin, sikur po na e kërkon edhe BE, nuk ka shans të ndodhë as liberalizimi i vizave.

Qeveria në pushtet tani është gjendur në siklet të papërshkrueshëm, sepse pranë deklarimeve dhe lavdit që në shumë raste ia bënin vetes si qeveri e sukseseve, e vërteta po del e kundërt dhe në shesh. Në këto javë të fundit po ndodhin krime të organizuara të niveleve të larta të njëpasnjëshme, e që në shumicën e rasteve ka dyshime se në këto krime kanë gisht të mëdhenjtë-fortit e shtetit. Këto dukuri të fundit në të madhe e kanë dërmuar imazhin edhe ashtu të brishtë të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, si dhe sundimin e ligjit, e që këto janë goditje të rënda të shtetit të Kosovës.

Arrestimi i një kryetarit të një komune, të Istogut Haki Rugova, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, po e konfirmon se në krye të krimeve të organizuara qëndrojnë të fortit e shtetit. Është i pakuptimtë vendimi i pezullimit të Task Forcës Anti-Korrupsion, kur në këtë formimin e kësaj Task Force kanë investuar shumë edhe BE-ja si dhe Amerika, sidomos në kualifikimin dhe shkollimin profesional të atyre punonjësve, dhe para disa ditëve, para se të ndodhë pezullimi i saj, ky shërbim u lavdërua nga EULEX-i, si i rralli shërbim që e lufton krimin e organizuar, dhe si i suksesshëm që po e hulumton dhe lufton krimin e organizuar në territorin e Kosovës. Mbasi ndodhi pezullimi ose zhbërja e këtij shërbimi pati reagime të ashpra nga shumë shtete të BE-së, si Gjermania, Franca, Belgjika, Anglia etje. Me këtë pezullim të këtij shërbimi këta pushtetar po na krijojnë dyshime se me këto veprime që i ndërmorën ndaj këtij shërbimi, vetë këta janë të trembur dhe kanë fakte se edhe këta janë nën llupën e vështrimit nga ky shërbim, prandaj e kanë ndërmarr këtë veprim të zhbërjes së tij që të jenë më të rehatshëm, sepse nëse dikush do të pësoj nga ky shërbim, dihet se do të ishin ata që janë pasurua në mënyrë enorme, e ata janë në postet më të larta shtetërore si Kryetar, Kryeministra, Ministra dhe të tjerë sipas hierarkive të ndryshme, të cilët janë të rrezikuar nga burgosjet në bazë të rezultateve të hetimeve që i kanë ndërmarr.

Prandaj këtyre të fortëve të shtetit përpos burgosjeve do të duhet të ju konfiskohen edhe pasuritë e përfituara jashtëligjshëm. Kjo është arsyeja pse këta të fortit edhe kanë urdhëruar Kryeministrin që ta ndërmerr këtë hap të zhbërjes së Task Forcës, sepse vetëm në këtë mënyrë ata do i shijojnë ato pasuritë e tyre të pista, dhe do të flenë rehat pas zhbërjes së i këtij shërbimi, e kur dihet se numër i madh i popullatës janë varfëruara skajshmërish, dhe ky varfërim po ndodhë ditë e për ditë më shumë. Hetimet e shumta që i ka krye Task Forca, e sipas hierarkisë juridike, fajtore për mos ngritjen e aktakuzave se kush janë të përfshirë në këto vepra kriminale është prokuroria dhe gjyqësia sepse ato në vend që të ngritin akuza ndaj vepër kryesve, ata i shmangin lëndët deri në vjetërsimin e tyre. Me këtë tregojnë lojalitet ndaj shefave të tyre që i kanë emëruar në ato poste aq të larta, dhe në këtë mënyrë edhe vetë qëndrojnë gjatë në pushtet dhe po këta marrin edhe rroga të shumëfishta duke qenë të punësuar edhe në poste tjera.

Me këto privilegje ata pasurohen sikur urdhërdhënësit e tyre, prandaj sa të zgjatë kjo situate e tillë dhe deri sa nuk ndodhin reforma të mëdha në institucionet e drejtësisë, Kosova do të qëndron kështu sikur që është tani në vendnumërim, pa liberalizim të vizave e mos të flasim për rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Këtë shpjegim që e dhashë më larte e argumenton krimi i organizuar brenda Ministrisë së Financave nga thesari dhe arka e shtetit, me dokumente në AVUK, që nga një punëtor në këtë ministri arrin që ti tjetërsoj dy milion e shtatëdhjetë e shtat mijë euro, e i cili si i vetëm u arrestua deri me tani. Është për tu habitur se si Ministresha e financave e njofton opinionin për këtë krim të nivelit aq të lartë, dhe deklaron se nuk ndien përgjegjësi për këtë ndodhi, që së paku një akt i dorëheqjes së saje, do ishte akt moral i cili do ju jepte një edukatë edhe politikanëve tjerë në ardhje, se kur ndodhin këso lloj krimesh të rënda dhe krime tjera duhet së pakut në mënyrë morale të epet dorëheqja. Sikur të ndodhin gjëra të tilla në shtetet tjera, ata menjëherë do të dorëheqësin, por mjerisht për këto veprime, e përkrah edhe vetë kryetari i saj Isa Mustafa, i cili po të ishte ashtu si duhet, edhe vetë do të duhej të kërkonte dorëheqjen e saj.

Në bazë të këtyre rrethanave që janë duke u zhvillua tani sikur, në këtë rast, na lënë të kuptojmë se ndoshta ky rast nuk na qenka i pari, se raste të tilla paskan ndodhur edhe në të kaluarën, e që opinioni fare nuk është i njoftuar, prandaj kjo Ministreshë, e sheh këtë njoftim si korrektësi dhe të mjaftueshme që e ka bërë për opinionin. Krimi i rrudhës i rëndë që ndodhi në Fushë Kosovë në ndërtesën shtetërore të ushqimit.Me këto raste po dëshmohet se ditë e për ditë po kryhen krime të rënda, edhe pse kemi një polici në numra shumë të lartë sa kurrë njëherë, e që në përgjithësi janë rreth 9000 polic, dhe kur raportohet për suksese të kësaj policie, eprorët gjithnjë lavdërohen se si është policia më e suksesshme në rajon, edhe pse ka raste të shumta të përfshirjes në krim të organizuar edhe nga pjesëtarët e policisë. Deri meë tani asnjë muga skandal qeë ka ndodhur nuk ka rezultuar me arrestim dhe gjykim përfundimtar teë rastit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".