Lexoni edhe:
Legjitimimi i monopolit të oligarkëve Devolli turpi i partive politike në Kuvend dhe kësaj Qeverie të pa përgjegjshme
Shkruan: Dardan Grapci
Unë mendoj që në këtë aferë skandaloze ka faj edhe AKI-ja pse nuk ka ndërmarrë as edhe një hap për ta hetuar këtë rast, sepse mendoj se po ta kishin hetuar ketë rast, sot Telekomi i Kosovës nuk do ishte në këtë situatë. Ka ardhur koha qe dikush ta merr këtë çështje të Telekomit të Kosovës me seriozisht, sepse nëse ndodhë që DEVOLLËT ta fitojnë luftën me korrupsion, atëherë Telekomi i Kosovës do të ndodhet në një pozitë të vështirë ku duhet të vendosë se a duhet të mbyllet apo privatizohet.
Fillimisht e kam një pyetje për Gjykatën e Apelit - Pse në këtë seancë nuk është ftuar edhe ish-drejtori i VALA 900, Agron Mustafa, duke e ditur që asi ka qenë personi i cili edhe ka bërë marrëveshjen dhe nënshkrimin e kontratës me kompaninë Z-MOBILE. Po e them këtë dhe po pyes sepse në fillim të kontratës ka qenë marrëveshja që ti shiten kompanisë Dardafon.net, ku kjo kompani pastaj ta merr legjitimitetin e më shumë se 100 mijë numrave të VALA 900 në kuadër të operatorit të ri në atë kohë Z-MOBILE. Drejtësi në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur, e as nuk ka. Prandaj duke e ditur që drejtësia në Kosovë është e korruptuar pse Telekomi i Kosovës nuk ka kërkuar që kjo çështje të shkoj në Gjykatë ndërkombëtare- Hagës, por ka lejuar që këto seanca të mbahen brenda Republikës së Kosovës duke e ditur që shumë Gjykatës për fat të keq i kemi të korruptuar nga koka deri te këmbët. Bllokimi i xhirollogarisë së Telekomit të Kosovës nga ana e përmbaruesit është skandaloze duke e ditur që Telekomi i Kosovës është kompani shtetërore e jo private.
Prandaj duke pasur parasysh që Telekomi është shtetërore, sot shume politikanë e biznesmen mundohen që ta shkatërrojnë dhe ta përvetësojnë këtë kompani. Jam i bindur se po të kishte qenë Telekomi i Kosovës kompani private, sot Z-MOBILE nuk do e kishte pasur aq lehtë për ta shantazhuar dhe të ja bllokonte llogarit bankare, e lëre më edhe ti kërcënojë. Kështu që krejt kjo çka po ndodhë me Telekomin e Kosovës është një lojë e ndyrë e politikanëve dhe Qeverisë së Kosovës, ku po tentojnë që detyrimisht ta shesin tek ndonjë nga mafiozët politik për ta varfëruar jo vetëm shtetin por akoma më shumë edhe popullin shumë e më shumë, duke i përjashtuar nga puna më shumë se 60% të punëtorëve të tanishëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".