
Lexoni edhe:
LDK- në luftë me ndërkombëtarët, në gjueti të kapjes së institucioneve të pa varura për ti shpëtuar të inkriminuarit nga ballafaqimi me ligjin
Shkruan: Nexhat Haziri
Pas shumicës së këtyre rasteve qëndron një sipërmarrje e përbashkët kriminale e cila sikur e ka për qëllim falimentimin e ndërmarrjeve publike, e më pas pot ë njëjtit të kthehen e t’i privatizojnë.
Rastet për të cilat është shprehur ministri i drejtësisë z. Selimi janë raste të trashëguara nga qeveritë e kaluara, sidomos nga qeveria e koalicionit PAN, që padyshim janë raste të kurdisura edhe me ndihmën e politikës. Mendoj se loja me arbitrazhet, është një skenar tjetër i lidhjes politike me mafien, duke i manipuluar rastet kontestuese në marrëveshje të ndryshme, duke i dërguar ato në arbitrazh ndërkombëtar për ta ndarë pastaj në ortakëri dhe “fitoren” milionëshe në rastet e tillë.
Pozitë dhe opozitë në Kuvendin e Kosovës në lidhje të fuqishme me oligarkët DevolliLexoni edhe:
Një skenar i tillë është edhe çështja e Z-mobile e oligarkëve Devolli, ku mafia politike ia ka mundësuar së pari të përfitoj miliona nga Telekomi i Kosovës e më pas, gjoja për mos përmbushje të kontratës të fitoj edhe kontestin e kurdisur përmes arbitrazhit ndërkombëtar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".