Hashim Thaçi planifikonte rrëzimin e Qeverisë Hoti për ta realizuar skenarin e ndarjes së Kosovës në marrëveshje me Serbinë

Hashim Thaçi planifikonte rrëzimin e Qeverisë Hoti për ta realizuar skenarin e ndarjes së Kosovës në marrëveshje me Serbinë

Gani Qarri

  • 06 November 2020 - 07:15

Shkruan: Gani Qarri

Vetë fakti që në programin e qeverisë aktuale, përfundimi i dialogut parashihet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, dhe jo me ndarjen e Kosovës siç proklamonte publikisht kuislingu Thaçi, shihet qartë se nga krye dështaku i këtij dialogu Hashim Thaçi, tanimë ishte nisur edhe një lojë më tepër, i cili e çoi Kosovën buzë ndarjes dhe në prag të shuarjes së shtetësisë, ndaj këto ishin përpjekjet e tij të fundit meskine për ti futur ndërskamcen edhe Qeverisë Hoti duke e akuzuar dhe përgatitur për ta rrëzuar, njëjtë sikur që është vepruar në të kaluarën edhe me demarkacionin, kur karremin e atëhershëm e hëngri Ramush Haradinaj, duke i`a falur 8300 hektar tokë të Kosovës, Malit të Zi.

-Siç është e njohur tanimë për të gjithë opinionin publik, në bazë të kompetencave kushtetuese, kryeministri i vendit udhëheq me procesin e dialogut, por megjithëse palë negociuese në dialog mbetet Qeveria, nga Thaçi dhe sejmenët e tij, disa herë është insistuar që kryeministri t`ia delegonte presidentit përfaqësimin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, ngase kuislingut Hahim Thaçi Gjykata Speciale ia prishi planet dhe la në gjysmë të rrugës idetë e tij të rrezikshme për ndarjen e Kosovës dhe faljen e pjesëve më vitale të saj, Serbisë okupatore. Dhe pasi që kjo gjë nuk mundi të realizohej nga Thaçi, kurse dialogu vazhdon të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës e cila në përputhje me Kushtetutën është e detyruar ti raportojë vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi ecurinë e procesit të bisedimeve, dhe jo atij,

Hashim Thaçi, menjëherë ka nisë të luaj lojën e kritikut ndaj dialogut me Serbinë, duke e qortuar tani Qeverinë Hoti për një proces të dështuar, për shkak të vazhdimit me tema teknike dhe mungesës së qartësisë të finales së këtij procesi të cilin, vetë Thaçi e kishte filluar, pranuar dhe dizajnuar si të tillë, për ta përfunduar me ndarjen e vendit, humbje të turpshme dhe dështim. Ndaj në vend të bashkëpunimit dhe pajtueshmërisë politike, nga zhgënjimi të cilin që kur Hashim Thaçi ka mbetur jashtë këtij procesi, nuk po mundet ta kapërdijë, në përpjekje për t`ia lënë pataten e nxehtë në dorë Avdullah Hotit, tani thotë se dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë, përderisa nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke, megjithëse dihet fare mirë që njohjen si proces, me pajtimin skandaloz të vet palës kosovare e kanë hequr nga tavolina në marrëveshjen e Uashingtonit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".