Lexoni edhe:
Mesazh serioz për partitë politike: Mos gaboni ta zgjidhni president të shtetit njeriun që rrezikon të na e merr përsëri Gjykata Speciale
Shkruan: Nexhat Haziri
Kjo padyshim se do të jetë e shëndetshme për Kosovën , pasi ky proces do të ndihmoj përfundimisht dekriminalizimin e skenës politike , por edhe një shtytje e fortë e reformimit dhe demokratizimit të partive politike në vend, po ashtu edhe të çlirimit të institucioneve shtetërorë të Kosovës nga njerëzit e inkriminuar që kanë qenë pjesë e krimit të organizuar në Kosovë të cilët siç thamë edhe më parë kanë ndikuar edhe shumë procese e sfera që kanë karakterizuar jetën e qytetarëve, por edhe në funksionimin e shtetit tonë.
-Ndikimi i Gjykatës Speciale në skenën politike kosovare, e kemi thënë edhe më parë se do të jetë i madh dhe pozitiv , pasi që pritet të jetë proces i gjatë dhe shumë eksponent politik, pra njerëz të fuqishëm të politikës të cilët kanë ndikuar edhe në ekonominë e vendit, në institucionet e drejtësisë dhe në sfera të tjera, do të mbeten për vite të tëra jashtë angazhimit politik, pavarësisht epilogut përfundimtar, dënimit apo shpalljes se pafajësisë, dhe ky do të jetë një rast i mirë kur shoqëria mund të filloj të marrë frymë lirshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".