Thirrje deputetve, votojeni Ligjin për mbijetesë të popullit

Thirrje deputetve, votojeni Ligjin për mbijetesë të popullit
Thirrje deputetve, votojeni Ligjin për mbijetesë të popullit

Fadil Maloku

  • 15 November 2020 - 16:50

Deputet të Parlamentit të Kosovës , votoni Ligjin e mbijetimit të popullit, e lëreni kalkulimet meskine dhe interesat e liderëve partiak!

1. Deputetët e kësaj legjislature, sado të dobët, konformist e padyshim edhe poltronist të dëshmuar që të duken në pamje të parë, ata DUHET PATJETËR TA VOTOJNË LIGJIN PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE! Ligj ky që hap rrugë jo për ndonjë buxhet kushedi çfarë zhvillimor e të mirëqenies sociale. Por buxhet të mbijetimit dhe reprodukimit të thjeshtë socioekonomik- (nëse flasim me parametra dhe logjikë ekonomike) të popullit të Kosovës.

2. DUHET TA VOTOJNË, edhe shkaku se; shumica e bizneseve (edhe ashtu të kërcnuara nga hapsira e reduktuar e izolimit) të kompanive private e shtetërore do bankrotojnë pa pardon dhe pa asnjë fije e dileme logjike ekonomike!
3. Bankrotimi i këtyre kompanive, në fakt nënkupton përveç tjerash humbje pa kontroll ejonomike, edhe mbyllje të dhjetëramijëra vende të punës! Kur kësaj i shtohet edhe animozitetit dhe jolegjitimeti moral e sociopolitik i qeverisë aktuale, atëherë është më se e qartë që do të futemi pashmangshëm në ciklin e përmbysjes të edhe asaj pak shtetësie që e ndërtuam me mund e me sakrifica në këto dy dekada. Serbia,  këtë e dëshiron dhe këtë po e pret, bashk me ca miq të saj!
Fadil Maloku, Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHeSK)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".