Lexoni edhe:
Pushtetarët “Pashallarë” të Kosovës injorojnë krimet e luftës, nuk i bëjnë padi shtetit serb gjenocidal !
Shkruan: Gani Qarri
Pritjet që PDK-ja, të joshet me pozitën e të parit të shtetit dhe me ndonjë ri ndarje të pozitave ministrore për tu bërë pjesë e zgjerimit të koalicionit LDK-AAK-NISMA, në momentet e handikapit të madhe që po përjeton PDK, nga arrestimet e Gjykatës Speciale, janë të mundshme, për të mos thënë edhe reale dhe të mirëseardhura si dhe me interes për të dy këto parti, të cilave LVV ua ka futur frikën në palcë, se në zgjedhjet e radhës, do tua marrë pushtetin nga dora dhe që të dyja, PDK-së dhe LDK-së, do ti qojë të mrizojnë, për kohë të pacaktuar, në opozitë.
-Çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, nuk është më vetëm temë kalkulimesh ndërpartiake, por nëse së shpejti nuk arrihet ndonjë marrëveshje, ndërmjet partnerëve qeverisës, duket se po bëhet edhe shkak i prishjes së koalicionit AAK-LDK dhe shkuarjes së parakohshme në zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme.
Për këtë arsye, për të ruajtur qeverisjen të cilën e mori vetëm falë kalkulimeve konfuze ligjore të të akuzuarit të Speciales Hashim Thaçit, LDK, kohëve të fundit i bënë ftesë në vazhdimësi, jo vetëm indirekte por gati edhe të drejtpërdrejtë PDK-së që të përfshihet në koalicionin aktual qeverisës.
Madje për ta bërë sa më joshëse ofertën, Isa Mustafa është duke dhënë sinjale të hapura se do ta mbështes edhe një kandidaturë për president të Kosovës të propozuar nga PDK, vetëm e vetëm, që të mos ndodhë rënia e qeverisë Hoti, të cilën LDK, pa reforma të thella dhe përjashtimin e jugo nostalgjikëve si Isa Mustafa, nga partia, në rrethana normale, vështirë se do ta arrijë më, pa kaluar të paktën edhe një decenie, të rikthehet serish në qeverisje të vendit.
Për aq më tepër, Isa Mustafa për ta bindur udhëheqjen aktuale të PDK-së se asaj po i bënë një ofertë të njëmendtë e serioze, deklaron se LDK është e kënaqur me pozitën e kryeministrit dhe se aktualisht nuk ka ambicie për pozitën e presidentit, gjoja se sipas tij është në interes të vendit, shprehje pas të cilës fshihet interesi i LDK-s, që të arrihet një marrëveshje e gjerë mes partive politike për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke ruajtur LDK-udhëheqjen e Qeverisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".