Lexoni edhe:
Gjykata Speciale e ka mbështetje e shumicës së qytetarëve të Kosovës, ja cila është arsyeja
Shkruan: Faik Krasniqi
Gjermanët nuk harrojnë lehtë. Superfuqia më e madhe në Evropë këtë do e kishte kryer edhe liberalizimin e vizave shumë kohë më parë. Deri me 31 dhjetor të këtij viti, ky vend e ka presidencën e Bashkimit Evropian. Por liberalizimi i vizave nuk është askund në horizont.
-Dëbimi i gjashtë "gylenistëve" nga Kosova në Turqi, ka qenë veprimi dhe idiotizmi më i madh. Një gjë e tillë do të na kushtojë gjithmonë shtrenjtë. Shqiptaret mundë të thonë që ajo gjë harrohet. Por një gjë duhet ta dimë. Të huajt nuk harrojnë. Ka qenë një shuplakë kundër Amerikës, shteti që na shpëtoi nga një shfarosje totale. Edhe arrestimi i tre agjenteve gjermane është duke na kushtuar shtrenjtë. Mos liberalizimi i vizave nuk është edhe për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka të bëj edhe me një lloj "hakmarrje" nga ana e Gjermanisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".