Lexoni edhe:
Në marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK AAK-NISMA Ramush Haradinaj do të jetë lojtar i qendrës në garën për president të ri të Kosovës
Shkruan: Reshat Badallaj
Jam i detyruar të ritheksoj se unë gjithmonë kam qenë kundër kësaj Gjykate që dënon shqiptarët dhe përkëdhel atë laviren e Evropës-Serbinë, por kam qenë, jam dhe do të jem deri në vdekje për një gjykatë kundër hajnave dhe nuk do të duhej të përdorej fjala dyshohet sepse këta qenë bir qeni, fjalën e kam gjithmonë për të gjithë ata që kanë qenë të veshur në xhaketën e shtetit-pra Gjykatë kundër hajnave dhe atëherë do të shihnit se si Kosova do të kërkonte ndihmë për burgje sepse aq shumë janë se as burgjet nuk do t´i zinin këta hajna e matrapaz. Hajnat që kanë vjedhur pushtetin dhe shtetin kanë siguruar me qindra miliona, pasuri për 20-30 breza dhe nuk janë duke parë që Kosova është në ditët më tronditëse që pos covidit faji është edhe i këtyre bandave banditësh, hajnash e matrapazësh.
-Goditja e madhe kundër këtyre bandave politike është e pashmangshme nga arrestimet e Gjykatës Speciale dhe mos harroni se jo vetëm këto banda shkatërruese kundër shtetit, por tërmet dhe goditje e rëndë do të jetë edhe për atë bandën titiste të dala nga UDB-ja serbe që quhet LDK e udhëhequr nga derri plak, hajni i Diasporës, kopili i Titos, që quhet Isa Mustafa dhe ajo e tyxharëve që quhet AAK, që për pozita dhe pushtet jo vetëm që dhanë Çakorrin e Zhlebin, por janë në gjendje të japin deri te pragu i shtëpisë, se as që dua të zë në gojë atë bandën serbo-ruse të atij xhambazi të Behxhet horongopit. Kur jemi këtu dua të them një gjë që flitet nga anët e mia atje larg në Zhur të krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë: "Në qoftë se, është ngrënë pitja, tepsia është në vend", që dua të them se ka vite të tëra që në këtë gazetë më të lexuar KOSOVA SOT, kam thënë se as Serbia nuk e ka ndihmuar më shumë Gjykatën Speciale se këta banda dhe tradhtarët e vendit dhe kush i ka lexuar me vëmendje e kam thënë edhe këtë se një spiun i UDB-së serbe, i LDK-së, ka dërguar atje jo më pak 240 faqe dhe tani janë ditët e numëruara dhe do të shihni! Por, edhe një gjë po ju them që tani dhe mbajeni mend edhe datën dhe ditën që këto arrestime nuk janë asgjë që goditen këto banda se çka do të ndodhë tërmeti dhe goditja që gurit e drurit mos i raftë.
Pra, e kam fjalën për këto banda hajnash të lidhura ngushtë me kanalet e nëntokës kriminale që e vodhën Kosovën aq shumë që nuk e ka vjedhur as gjaku i Dragutin Mihajloviqit që në Kosovë njihet si çetnik Drazha. Ndërkaq, nuk do të ketë forcë për toke e për qiell që mundë të njollos UÇK-në. Nuk mund të njolloset një komb i tërë që zhvilloi luftën më të pastër në planet, në trojet e tyre kundër hordhive çetniko serbosllave dhe të mercenarëve të Karpateve dhe aspak mos i besoni lehaqenve që thonë se do të njolloset UÇK-ja, natyrisht ata lehin se për atë punë paguhen dhe se : "Qeni leh, aty ku ha...".do të njollosen krye banditët, krye hajnat dhe kurrën e kurrës UÇK sepse nga katër epokat në historinë shqiptare që i kam përmendur disa herë është edhe UÇK-JA dhe jo këta banda hajnash, matrapazësh, kusarësh, tyxharësh! Dhe, sa të fillon procesi kur të fillon atëherë do shihni se çfarë goditje fatale do të jetë për këto banda hajnash.
Po përse këta mangup dhe dilinxhi e votuan Gjykatën Speciale, përse këta burra e baraspeshuan viktimën me xhelatin që na prenë me sakicë e hanxhar, na dhunuan, na dogjën në prush. Flisni qen bir qeni përse e bëtë kështu e tej e përtej me degë e në rrënjë, kush e kupton. Dhe, në qoftë se, fillon ky pazar atje në Hagë, këta jo vetëm që kanë vdekur për së gjalli, por, qofsha i gabuar dhe i lus zotit për tokë e për qiell të jam i gabuar, se do të ndodhë edhe ajo më e keqja, fjalën e kam t mentaliteti ballkanik. Lemeri ka për të ndodhur!Që nga fillimi që kam marr pjesë në borxhin ndaj vendit kam thënë dhe deri në vdekje do jem kundër kësaj Gjykate edhe pse ata tradhtarët e votuan dhe po pyetni këta burra, përse e votuat; "Këta qenë arsyetim e marrin s´patëm qare dhe a nuk është kjo përgjigje idiotësh!". -Mirë të themeloj dikush tjetër që nuk do të ndalej, por ju e patët me të dredhur ore qenë bir qenë se jetonit me taksat tona dhe në emër të kujt folët more qelbësira!? Por, më vjen shumë keq për disa kokë qypa që nuk e kanë kuptuar se këta mendonin se toka sillet vetëm rreth tyre. A ju kam thënë se është gabim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".