Qeveria Hoti është Qeveri e pabesueshme, andaj duhet të rrëzohet!

Qeveria Hoti është Qeveri e pabesueshme, andaj duhet të rrëzohet!
Qeveria Hoti është Qeveri e pabesueshme, andaj duhet të rrëzohet!

Halim Hyseni

  • 24 November 2020 - 15:18

Letër e hapur popullit shqiptar të Kosovës !

Populli im i dashur shqiptar, shumë herë t’u kam drejtuar me letra të hapura që të vetëdijesohesh dhe ta kuptosh se të zgjedhurit e tu, po të mashtrojnë për interesa të tyre meskine dhe antikombëtare. Fal të tradhtisë së tyre, Serbia po loz me ne si macja me minj. Për ty i jam shumë herë me letra të hapura të botuara edhe në gazetën e përditshme ‘”Kosova Sot” i jam drejtuar Zotit të Madhërishëm.

E kam lutur që të zgjojë nga gjumi i thellë në të cilën të kanë futë udhëheqjet e deritashme duke përjashtuar udhëheqjen 50 ditësh të Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurtit. Megjithatë, më duhet të bëjë një dallim nga disa udhëheqëse dhe të cilët kanë merita të mëdha për sakrificën dhe trimërinë e jashtëzakonshme në luftë, por të cilit nga pangopësia për pasuri, poste dhe jetë luksoze kanë harruar, shpërfillur interesat. Të tjerët, të gjithë të tubuar rreth Isa Mustafës, gjithnjë e kanë lozur dhe e lozin rolin demonit , sepse kanë punuar dhe po punojnë, jo vetëm për interesat e tyre , por edhe për shkak të këtyre interesave edhe me dorëzimin e Kosovës Republikës së Serbisë, me gënjeshtra të stolisura “patriotike”. Argumente ka shumë.

Po e filloj me përçarjen e kombit në parimin “ divide et impera” (përçaj dhe sundo). Kryemjeshtri i kësaj pune është Isa Mustafa. Ky “njeri ”, për këtë punë, me aftësi ia kalon edhe kryedemonit. Ka qenë kundërshtari më i madh i Dr. Ibrahim Rugovës, së bashku me Bujar Bukoshin, në vitet e ’90 të shekullit XX. Fal aftësive satanike të tij, ai pas përfundimit të luftës në vitin 1999, në emër të reputacionit dhe imazhit të dr. Ibrahim Rugovës, por edhe armiqve të tij të përbetuar, duke përdorur mjetet e mëdha financiare të vjedhura nga ky popull i mrekullueshëm, por naiv sa të duash, ka arritur të krijojë një karrierë brilante “patriotike”, duke i shkatërruar institucionet, rritur krimin e organizuar, nepotizmin, duke premtuar se në asnjë kusht nuk do tëkrijojë koalicion me PDK-n, duke i fajësuar atë për krim të organizuar ( u kujtohet, kur Ismet Beqiri, në televizion deklaronte se LDK, do i këputë dy duart dhe se nuk do të bëjë koalicion me PDK-ën!). Po sa përfunduan zgjedhjet , ata i harruan premtimet e që u kishin bërë mbështetësve të tyre. Këta akuzuan PDK-n për vrasjen e figurave tyre të njohura.

Edhe tani LDK-ja i ka ra në gjunjë PDK-s që t’i bashkëngjitet vetëm e vetëm që të që të mos rrëzohet kjo qeveri, deri sa te realizohen synimet e Republikës së Serbisë , për krijimin jo vetëm të Republikës Serbe të Kosovës, me çka Pavarësia e Kosovës do të merr fund, por vrasjen e aspiratave shekullore të këtij populli.

Sot më datën 24 nëntor 2020, për LDK-n foli Frojdi, pardon Bajram Gecaj, këshilltari i Agim Veliut i cili ‘goditi’ Vjosa Osmanin u.d. e Presidentit për reagimin e saj ndaj MirosllavLajçakut, i cili kishte kërkuar që Kosova të ndërrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës ,për ta krijuar Republikën Serbe në Kosovë, ashtu siç ishte paraparë me Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, në vitin 1986, i cili ishte skenar për krijimin e Serbisë së Madhe, për të cilën gjë Serbi sot, jo që po punon më shumë se në kohën e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, por po arrin suksese jashtëzakonisht të mëdha në këtë aspekt me mbështetjen e BE, dhe të forcave të brendshme renegate në Kosovë, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më kompakte dhe më të shumta se sot, për shkak të polarizimeve dhe përçarjeve të tmerrshme të orkestruara nga demoni Isa Mustafa, dhe aleatët e tij të shumtë, të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, por të dehur për pushtet. Bajram Gecajn , nuk e njoh, e as që dua ta njoh, sepse ai e dekodoi veten dhe identitetin e tij me deklaratën:” Osmani sikurse Thaçi (miku më i ngushtë i Isa Mustafës-vr.H.H), godet Lajçakun për punën e dialogut: Kërkoji Serbisë ta ndërrojë Kushtetutën.” Z. Gecaj paska përjetuar një dhimbje të madhe përse Serbisë, Vjosa i ka kërkuar të ndryshojë Kushtetutën e falsifikuar të Serbisë, në të cilën Kosova trajtohet si province e saj).

Kjo deklaratë është njëalarm i madh sepse vjen nga burime të Qeverisë Hoti, e cila siç mund tëpërfundohet se qenka pajtuar që Kosova ta ndërrojë Kushtetutën e Kosovës për krijimin e Bashkësisë së komunave me shumicë Kosovë– përkatësisht, ashtu siç e ka nënshkruar Isa Mustafa, në muajin gusht të vitit 2015. Prapa këtij nënshkrimi janë detaje të shumta satanike.

Se Serbia po loz me shqiptarët dëshmojnë edhe përçarjet dhe polaritetet e mëdha shkatërruese në Shqipëri, si dhe ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Prapa këtyre përçarje qëndron BIA e Serbisëdhe agjentët shqiptarë që punojnë dhe marrin para të mëdha në krijimin e kësaj rrëmuje. Kohët e fundit i janë bërë sulme të shpifura ndaj Lulëzim Bashës. Në studimin të cilin e kam bërë dhe të cilën e kam botuar në qershor të vitit 2020, Lulëzim Basha nuk ka qenë te Shtëpia e verdhe në Shqipëri as nuk ka bërë akuaza ndaj UËK-s. Atje ka qene Artan Grubi, zëvendëskryeministër ne Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e jo Lulëzim Basha. Kjo intrigë është e qëllimshme dhe e krijuar nga BIA serbe dhe ka për synim dobësimin e rezistencës kombëtare ndaj aspiratave hegjemoniste serbe.

Tan,i Isa Mustafa është duke bërë përpjekje maksimale që të krijojë një Qeveri surrogate e cila i krijon lehtësira të shumta Republikës së Serbisë sepse me krijimin e një qeverie të këtillë përçarja vetëm sa do të shtohet. Deri sa mjeshtri i përçarjeve të ketë hapësira manovrimi, Kosova nuk do të mund të dal nga agonia në të cilën e ka futur ky njeri i rrezikshëm. Kjo qeveri është qeveri e interesave të Isa Mustafës, andaj duhet të rrëzohet.

Kjo është arsyeja, që Zotit dhe popullit me moton, VOX populi-voxDei ju drejtohem për rrëzimin kësaj qeveri të pabesueshme dhe të kobshme për të ardhmen e kombit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".