Lexoni edhe:
Dy komuna të Kosovës të dielën në testim, qytetarët ballafaqohen me strukturat politike që na zhvatën me krim
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Kosova duhet të ndërpres çdo kontakt me shtetin serb pa qenë prezentë përfaqësuesit zyrtar i SHBA-ve. Nuk duhet vepruar me BE-në me Borellin dhe Lajçakun. Pa SHBA-të nuk bëhet paqe. Dhe, për tu arritur paqja, këtu mendohet në tri gjëra kryesore: 1. Njohje të shtetit të Kosovës, 2. Përgjegjësinë penale dhe politike të shtetit serb dhe 3. Dëmshpërblimin. Këto janë temat e dialogimit. Të tjerat nuk duhet pranuar dhe as që duhet shkuar në dialogim. Kosova duhet të bëjë të qartë pozicionin e vetë në raport me Serbinë dhe me shtetet e BE-së e me të tjerë.
-Republika e Kosovës me gjykimet në Den Hag ka ndalur në pozita të rënda. Formimi i Gjykatës Speciale për Kosovën ka qenë dhe mbetet një veprim tipik politik dhe ka karakter të padrejtë. Me këtë po dëmtohet rëndë Republika. Ndaj Kosovës është formuar një gjykatë që nuk mbështetët në fakte dhe në dëshmi mbi dhunën dhe terrorin e bërë. Raporti i Dick Martit po del raport i falsifikuar dhe i mbështetur në të dhëna të inskenuara serbe mbi Shtëpinë e Verdhë. Nëpër akuza të prokurorëve të kësaj gjykate fare nuk ka prova dhe as që përmendet të gjendet rasti shitjes se organeve dhe veprat tjera të dhunës në luftë. Pranimi nga KE dhe nga BE e SHBA-të i kësaj gjykate po del fiasko. Serbia kështu nga krimineli dhe gjakpirësi, me vetëm dy a tri raste të të dënuarve u shndërrua në viktimë. Ky është turpi i BE-së dhe i tërë faktorit ndërkombëtar.
Shteti serb ka bërë gjakderdhje të madhe në Kosove. Serbia vrau mbi 14 mijë shqiptar. Përdhunoj 20 mijë femra shqiptare dhe shkatërroj, me djegie e bombardime mbi 150 mijë objekte të ndryshme në Kosovë. Nën këtë regjim u larguan mbi 1 milion shqiptar jashtë vendit tonë. Po kush u dënua nga Serbia? Tri a katër veta. Valle kështu është drejtësia aktuale në Evropë! Jo. Administrata amerikane me Presidentin e zgjedhur z. BAJDEN kërkohet, sikundër po del nga Komiteti për politike të jashtme të Kongresit, të ndërpret punën e kësaj gjykate qesharake dhe të formoj Gjykatë Speciale për Serbinë. Pa këtë kurrë nuk vendoset drejtësia në vend. Shpresohet nga ajo që z. BAJDEN ka deklaruan se Republika e Kosovës është e mbrojtur dhe se ndaj shtetit serb do të merren masa për të njohur shtetin e Kosovës. Mirëpo, pavarësisht kësaj, pa përgjegjësi penale dhe financiare e politike nuk ka drejtësi. Nuk ka drejtësi pa dëmshpërblimin dhe reparacionet e luftës.
Nuk mundë të pranohen përdhunimet dhe askush mos të përgjigjet! Jo. Për përdhunimet kërkohen masa të renda penale dhe dëmshpërblime të mëdha për mbajtjen dhe kujdesin e mijëra shqiptareve të përdhunuara. Populli shqiptar nuk do ti harroj kurrë masat gjenocidiale të shtetit serb. Nuk harrohen vrasjet, djegiet dhe masakrimet e fëmijëve, grave dhe të të moshuarve nëpër fshatra, në shtëpi dhe në rrugë etj. Po kush do ti harron shkatërrimet masive dhe ndjekjet me masat plaçkitëse, me rrahje dhe me maltretime, të 1milione shqiptarëve të Kosovës. Besohet se SHBA-të nën politikën Bajdenit këtë terror, dhunë dhe këtë gjenocid do ta ndëshkojnë me përgjegjësi penale të shtetit serb dhe të të gjithë krimineleve. Këtej kemi dështime të mëdha të BE-së. Beja e ka harruar këtë dhunë gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Dhe, Serbisë po i ofrohen lehtësime të mëdha. Është bërë shumë punë për Serbinë.
Askush nga BE-ja nuk po kërkon dënimin e shtetit serb. Po duket se Brukseli po e bënë punën si Dick Marti vetëm e vetëm që shtetin serb të mbajnë pranë. Këtu po veprohet ashpër ndaj Kosovës. Brukseli po dëgjon vullnetin serbomadhe dhe po e dënon Kosovën. Kosovës nuk iu dha liberalizimi i vizave, nuk iu dha statusi vendit për anëtarësim dhe fare nuk po vepron në drejtim të kapjes se kriminelëve serb për dhunën kriminale dhe për gjenocidin serb. Dhimbjet e shqiptarëve nuk po dëgjohen në Paris, në Vjenë, në Rome, në Londër, në Berlin dhe në Bruksel. Atje, në Bruxel, me dy njerëz të caktuar nga BE për ndërmjetësim, Borel dhe Lajçak, në fakt veç sa nuk është bërë shkapërderdhja e Republikës. E në këtë anë, udhëheqja e Kosovës po flenë. Ajo është në gjumë dimëror si ariu në dimrin e ashpër. Pranon të diskutoje për gjëra terciare dhe shkatërrimtare për Republikën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".