Lexoni edhe:
Është koha për ta rrëzuar, dërguar në pa kthim këtë përbërje të deputetëve të Kuvendit të dështuar
Shkruan: Faik Krasniqi
As Bashkimin Evropian nuk jam duke e kuptuar në insistimin e krijimit të këtij Shengeni. Mirë do të ishte që Bashkimi Evropian të bënte më shumë për anëtarësimin sa më të shpejtë të këtyre vendeve në këtë union. Po ashtu edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të vetmit qytetar të izoluar në Evropë.
-Kosova eshte ekonomikisht shteti me i dobët i Ballkanit Perëndimor. Kurse Serbia shteti me i fuqishëm ekonomikisht. Serbia eksporton mallra në vlerë prej 20 miliard euro ne vit. As shtetet tjera nuk kanë ekonomi kushedi sa të fortë, por në krahasim me Kosovën qëndrojnë shumë më mirë. Mini-Shengeni Ballkanik pa dyshim që do t'i leverdiste Serbisë, sepse siç e ceka është shteti më i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor. Me krijimin e këtij Mini-Shengeni do t'i hapeshin shtigje të tjera të eksportit. Të gjitha shtetet tjera do t'i shkelte me fuqinë ekonomike që ka. Më së shumti do të dëmtohej Kosova, që është prodhuesi më i vogël.
Ja si duket fytyra e zymtë shtetit kur drejtësinë e bëjnë bandat kriminaleLexoni edhe:
Prandaj nuk besoj që do të kishim leverdi nga ky Mini-Shengen. Sidoqoftë, është çështje e ekspertëve të ekonomisë ta shqyrtojnë në detaje se çfarë përfiton Kosova. As Bashkimin Evropian nuk jam duke e kuptuar në insistimin e krijimit të këtij Shengeni. Mirë do të ishte që Bashkimi Evropian të bënte më shumë për anëtarësimin sa më të shpejtë të këtyre vendeve në këtë union. Po ashtu edhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të vetmit qytetar të izoluar në Evropë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".