Pse PDK, LDK, AAK dhe NISMA mund të humbasin edhe pushtetin
Blerim Burjani
Shkruan: Blerim Burjani
Zgjedhjet parlamentare na presin në pranverë 2021, nuk duket se do të ketë marrëveshje “kurrfarë” për temën e presidentit. Kështu e do VV.
Spektri politik LDK, PDK AAK e NISMA nëse pranojnë zgjedhje parlamentare do ti humbin ato nga vota e mllefit të qytetarëve të cilët pa alternative tjetër mund të votojnë VV. Populli po “nervozohet”, se e ka humb durimin që 20 vjet dhe nuk i durojnë më PDK, LDK AAK e NISMA. E keqja është se fiton edhe negativiteti tjetër e kundërta e keqja e këtyre që në pushtet mund të vjen grup anarkik i njerëzve që pushtetin synojnë ta fitojnë përmes mllefit të shumicës së qytetarëve.
Kjo fitore e serishme mund të ndodh e grupit anarkistë nëse nuk ka lëvizje politike të reja në shtet, pra nëse nuk themelohet një alternativë e re civile politike dhe parti të tjera të cilat do ta ndalin votën e mllefit dhe ta marrin votën e qytetarëve, atëherë do të jetë në rrezik demokracia.
PDK e dobësuar nuk do të jetë e përgatitur për zgjedhje të reja në pranverën e ardhshme, andaj nuk duhet të nxitohet fare në këtë temë, pa e kuptuar apo pa marr mesazh më të qartë nga opinioni publik.
LDK nëse vazhdon kështu do ti pranojë zgjedhjet parlamentare për shkak se vlerëson se po ti jepet posti i presidentit një njeriu që nuk mund ta dallojë aventurën e tij personale prej shtetit është një risk për shtetin.
LDK ka këto arsyetime nëpër opinione të ndryshme. Problemi me taksën i ka kushtuar Ramushit shumë në politik edhe pse të gjithë e din nëse dhënia e postit të këtij njeriu është e kotë, koha po kalon që tu ipet postë njerëzve “diti a s’diti” në formë bakshishi.
S’do të ketë bakshishe politike, këto bakshishe të deritashme në postet publike në Kosovë e kanë shëndrruar shtetin në cirk , komedi e tragjedi sociale dhe ekonomike.
Kuptimi i shtetit si mjet për të vjel profitet e kanë dobësuar vullnetin e qytetarëve për një shtet normal me mbrojtje efektive sociale.
VV si gjysmë subjekt politik dhe grup anarkik i pa definuar e sheh si pozitive momentin për fitore duke parë se kanë dështuar LDK, AAK, PDK në pushtet. Ky subjekt nuk është “kurrfarë” alternative politike por kohë e mllefit ndaj partive tjera PDK, LDK AAK e NISMA, e që ka arrit në sajë të dështimeve të tjerëve të imponohet me pa koncept politik dhe vizion.
VV një subjekt i humbur në kohë dhe hapësirë në mes mesjetës paraqet një dobësi të ardhme shumë negative për shtetin .
Kosova nuk i ka punët mirë me këto parti andaj kërkohet një konsolidim dhe këndellje e plotë politike e vullnetit të popullit qe të votoj plotësisht ndryshe jo me këto parti. Shteti ka shoqëri civile, ka të regjistruara 74 parti politike cilado që votohet prej këtyre LDK, PDK , AAK, VV e NISMA është përpjekje për të gjet rrugën e demokracisë dhe qeverisjes, tash për tash Kosova është katandisë me këto parti përfituese përmes pushtetit.
Populli le të zgjedhë a do ndryshim apo donë me këto subjekte si PDK, LDK, VV, AAK e NISMA me vazhdua tragjedinë edhe 20 vjet të ardhme. Kjo çështje është në duart e popullit.
Shumë thjesht , për shkak mllefit të mbledhur për 20 vjet me radhë, pasurim pa bazë, punësim në shërbimin civil dhe publik, punësim nëpër ambasada të njerëzve të tyre partiak dhe familjar, VV mund të bëhet subjekti i parë fitues nëse mbahen zgjedhjet tash, nëse nuk do të ketë zgjedhje deri në pranverë është çështje tjetër , tash është koha për alternativë të re politike në të kundërtën fiton një subjekt politik anarkik si VV- nuk ka dert pse nuk dinë por problem janë partitë e deritashme që e kanë bërë rrush e kumbulla krejt.
VV ndoshta del e para por mbetet parti e pa dëshiruar në bashkësinë ndërkombëtare, e kjo sjellë dilema të mëdha prandaj shpresa me e madhe e Kosovës është themelimi i një lëvizje të re politike e cila do të duhej të triumfojë ndaj këtyre ekzistuese.
Populli , të vetëdijesohet , tash ka një vetëdijesim të dobët dhe jo “normal”, tash rreziku mbetët prej një të keqe në një te keqe tjetër.
Cili është rreziku demokratik
Rreziku më i madh është prej humbjes së partive që 20 vjet që kanë sunduar me Kosovën, zëvendësimi me një subjekt plotësisht negativë dhe me të dëmshëm për shtetin.
Pra tash është koha për një lëvizje të re politike që largon votën e mllefit të VV në një votë demokratike të qytetarëve. Kjo do të ishte fati më i madh i Kosovës , me triumfuar një politik dhe strukturë e re demokratike pro perëndimore.
VV është definuar politikisht që mund të jetë problem i madh në bashkëpunim me perëndimin, parti jo e dëshirueshme ndërkombëtarisht. Përderisa këta ekzistues nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime partiake e politike e familjare do ta humbin pushtetin, tash mbetët për tu pa në zgjedhjet parlamentare nëse krahu i cili cilësohet si përfitues të pushtetit të deritashëm do të humbë pushtetin apo do të ketë parti të reja që themelohen për të fituar demokracia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".