Lexoni edhe:
Rrëfimi i 86 vjeçares nga Kosova që mposhti koronavirusin: S’kam marrë kurrë në jetë ilaçe!
Shkruan: Faik Krasniqi
Këtë post e do edhe PDK-ja. Këmbëngul që u takon atyre. As Ramushi nuk lëshon pe, sepse i ka vënë synim që do bëhet president. Nëse PDK nuk lëshon pe, atëherë në mars Kosova shkon pashmangshëm në zgjedhje. Vetëm posti i presidentit e dërgon vendin në zgjedhje, përndryshe këta do vazhdonin me këtë koalicion të brishtë deri në fund të mandatit, me një PDK që gjoja është në opozitë, sepse e dinë çfarë i gjen nëse shkojnë në zgjedhje. Por sa më vonë që vendi të shkoj ne zgjedhje, aq më shumë rritet mllefi ndaj këtyre partive që na kanë sunduar qe 21 vite.
Ramush Haradinaj prej 2017 kur lidhi koalicion me PDK-në, partinë që vazhdimisht e ka akuzuar për vrasje dhe korrupsion, e ka treguar veten se çfarë është. Të njëjtën gjë bëri edhe me Demarkacionin. Demarkacioni, demarkacioni. Kur u bë kryeministër e votoi Demarkacionin, me gjoja rishikimin e saj. Gjë që nuk ndodhi kurrë. 8200 hektarë shkuan tek Mali i Zi. I tillë është ky njeri. Meritat e luftës të gjitha ia atribuon vetes dhe familjes së tij. Thua që lufta për çlirim të Kosovës ka filluar dhe mbaruar me të dhe familjen e tij. Ai konsideron se Kosova për jetë e mot i ka borxh atij. Shumica e politikanëve të Kosovës janë hiena të pangopura, por ky i tejkalon të gjithë. Ramushi e di që presidenti nuk mundë të zgjidhet pa votat e partisë së tij, respektivisht bërjes së kuorumit. Edhe këtu flet për sakrificë. Thotë se është i vetmi që e meriton pozitën e presidentit, dhe se po sakrifikohet nëse zgjidhet president.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".