Lexoni edhe:
Tryeza e partive politike në kërkim të koncensusit për pozitën e presidentit në ardhje përcakton fatin dhe fundin e qeverisë Hoti
Shkruan: Blerim Burjani
Një njeri që flet e i thotë vetes lider politik, i duket krejt normale për ti punësuar në institucione të Kosovës, familjarët e ngushtë, dhe i duket normale me falë pozita publike si bakshish nëpër dasma. I tillë është edhe rasti i MPJ-së apo rasti i shërbimeve konsullore, apo rasti i emërimeve te postet e zëvendësministrave që po i gjejmë edhe me shkollë të mesme. Kjo fletë shumë, prandaj nuk mundë të ketë liberalizim të vizave dhe integrime evropiane, derisa pushtetarët vazhdojnë të përfitojnë prej qytetarëve, e nga ana tjetër bëjnë hajgare duke thënë: punë e madhe çka thonë në BE. Me këtë praktik dhe me këtë politikë shteti ka vite që e ka humbur procesin e liberalizimit të vizave.
-Kjo çështje varet nga Kosova, dihen edhe arsyet pse nuk ka vullnet pala kosovare të ndryshoj gjendjen në shtet që është shumë dimensionale , pra varet se si funksionon shteti , rendi dhe ligji, a mundë të ofrohet garanci e mirëfilltë të funksionit të pavarur të organeve të drejtësisë, pastaj zhvillimi ekonomik që mundë të ndikoj në ikjen e njerëzve pas liberalizimit të vizave, që mundë të ketë godet çështjen e emigrimit në shtet e BE-së, . kësaj i frikësohet më së shumti Evropa. Pra askush në BE nuk dëshiron të merr barrë me njerëz të shumtë dhe njerëz që sillen nëpër BE, që mundë të shkaktojnë telashe tjera. Pra ka shumë çështje pse Kosova pengohet në vazhdimësi për të fituar këtë të drejtë, liberalizimin e vizave.
Në Kosovë thuhet shkurt se janë plotësuar kriteret teknike por nuk janë vetëm kriteret në fletë të bardhë që duhet të plotësohen, por ka shumë çështje të tjera që duhet të ndryshohen për të arritur diçka tjetër në këtë drejtim, pra për ta fituar besimin se nuk do të keqpërdoret një e drejtë e tillë. Problemi kryesor mbetet luftimi i korrupsionit , nepotizmit familjarizimit të madh institucional, sepse dihet që nëse në Kosovë nuk ka treg të lirë dhe të barbaret për të gjithë atëherë si do të punësohen njerëzit. Këtu me punësim merret shteti, Kosova vazhdon të refuzoj kërkesën e BE-së për reformë në administratë publike, punësimi i madhe po bëhet me nepotizëm kudo, nëpër institucione publike, ambasada e shërbime konsullore që janë shndërruar si punëtor kioskash e nuk janë për atë punë por shkojnë e punësojnë plotë familjar të tyre në këto shërbime.
Deri më tash ka pasur shumë kritika edhe të shteteve nikoqire për këto punësime familjare që i bëjnë njerëz të punësuar pa kritere pa asgjë , sepse për ta kriter është familja ose partia. Pra ka shumë gjëra që nuk shkojnë në favor të liberalizimit jo aq shkurt siç i kanë transmetuar institucionet politike e familjare të Kosovës. Vetëm kur të analizosh së kush u bë ministër i MPJ-së atëherë e ke të qartë se s’ka asnjë meritë për ta ushtruar këtë post. Të gjithë bëjnë hajgare në shtetet e BE-së dhe më gjerë me Kosovën.
Nuk kemi as politikë të mirëfilltë të jashtme as ministër të MPB-së të hajrit dhe të dobishëm që lufton krimin. Pastaj për të qenë akoma më skandaloze vjen rasti kur ministri i transportit dhe zhvillimit ekonomik merr tender për vete. Atëherë çfarë presin këta njerëz që dikush të hapë derën e shtëpisë me të gjitha këto probleme? Përgjigja është negative, s’ka hapje të derës për këtë çfarë po ndodhë në Kosovë, ose ndryshim, ose në humnerë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".