Lexoni edhe:
A do të rrëzohet Qeveria Hoti para vitit të ri 2021, apo do të shpëton, vendos vota për ligjin e buxhetit
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Të gjithë e dinë se si dhe sa është propaganduar për "Kosovën e Re". Lidhja e kontratës ka qenë publike dhe këtej është shumë vështirë të mbulohen faktet e tilla. Ndërsa, Devolli është i besuar për të fituar. Ai ka pasur lidhje të forta në pushtet dhe çdo gjë është lidhur në llogari të kësaj forme, është bërë me marrëveshje me pushtetarët. Këtë e pamë edhe te rasti i Z-Mobile. Kemi kështu veprime të bëra me paramendim nga përgjegjësia në Kosovë. E kjo është bazë e mirë juridike për të vepruar drejtësia. Kjo për faktin se pranë Arbitrazhit flasin dokumentet. E Kosova këtë ia ka dhënë firmave paditëse. Çka mbetet? Mbetet që organet kompetente të hetojnë çdo rast veç e veç dhe të kërkojnë përgjegjësi. Asgjë pa e ditur pushtetarët nuk është bërë. Pushtetarët në periudhat e tilla veç dihen. Kërkohet vetëm guxim për të marr masa.
-I tërë çrregullimi i bërë në fushën e privatizimit dhe në fushën e dhënies së tenderëve, të lidhjes së kontratave etj., që e kanë dërguar vendin në gjendje që të paditen para Arbitrazhit Ndërkombëtar, vjen nga klikat në pushtet. Mbi këtë çështje dhe për të bërë përfitime financiare, dhe për të marr përqindje, u lejuan gjërat që e dëmtojnë rëndë Republikën dhe ekonominë e vendit. Kudo nëpër vendet kyçe i vendosi klika politike e inkriminuar njerëzit e vetë. Shumë herë të pa aftë dhe ata lidhën kontrata dhe u lejuan veprime të rënda që tash shtetit i kushtojnë shumë shtrenjtë. Këtu nuk po futem fare në firmat ( subjektet ekonomike të vendit dhe të huaja) që kanë bërë padi, sepse ato kërkojnë një analizë të detajuar dhe të faktuar me prova.
Por, fakti se u krijua gjendja e tillë tregon paaftësinë totale dhe interesat tepër dominantë të grupeve në pushtet dhe në vendet ku është bërë qarkullimi i mjeteve, i pronës dhe i pasurisë. Tash kur shihen dëmet dhe të njëjtat nuk mundë të zbatohen vendi po goditet dhe gjykata do të vendosi mbi bazën e provave. Këtu provë kryesore është kontrata, vendimi dhe marrëveshja e arritur midis pushtetit në Kosovë, firmave kosovare, atyre të vendit dhe të huaja. Se si dhe sa do të jenë dënimet apo a do të fiton Kosova mbetet të shihet pas verdiktit. Mirëpo, ajo që e ka përcjellur deri tash Kosovën, del se masat ligjore veç e ekzistojnë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".