Lexoni edhe:
Shteti i rrezikuar nga mafio oligarkët, Devolli është i besuari i politikës për të fituar
Shkruan: Faik Krasniqi
Në vendet normale akademikët nuk bëhen pjesë e politikës, por i shërbejnë shkencës. E njëjta gjë duhet të vlej edhe tek ne, ose më mirë të themi të bëhet ligj që një akademik nuk mundë të bëhet politikan. Ose nëse i futet politikes, atëherë mos të paguhet qyl edhe nga Akademia e Shkencave.
-Në shtetet normale Akademia e Shkencave luan rol të madh në zhvillimin e shtetit. Respektivisht orientimin e shtetit. Kurse ne kemi vetëm një Akademi të shkencave sa për ta pasur, dhe akademikët politik të pasluftës që janë edhe politikanë edhe akademik. Akademik me mik siç thonë në Shqipëri. Nga kjo tufë përfituesish që marrin rroga qyl për shkak se janë anëtar të Akademisë, nuk mund të presim asgjë.
Shpesh harroj që kemi një Akademi të tillë, sepse kurrë nuk u dëgjohet zëri. Kjo është edhe arsyeja që Serbia në paqe ka triumfuar ndaj nesh, sepse Akademia e tyre ka punuar ditë e natë kundër nesh. Pavarësisht se ne kemi pasur me mijëra argumente për ta gjunjëzuar Serbinë. E njëjta gjë vlen edhe për Institutin e Historisë. Veç tillë që e ka emrin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".