Elita e korruptuar politike e ka uzurpuar shtetin në emër të luftës kundër korrupsionit

Elita e korruptuar politike e ka uzurpuar shtetin në emër të luftës kundër korrupsionit
Elita e korruptuar politike e ka uzurpuar shtetin në emër të luftës kundër korrupsionit

Skender Mulliqi

  • 16 December 2020 - 07:57

Shkruan: Skënder Mulliqi

Kemi mbetur i vetmi vend pa lëvizje të lirë në shtetet Shengen. Edhe këtyre ditëve na u bë e ditur së nuk i kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave , shkaku i mos zbatimit të reformave të kërkuara nga BE-ja. Kjo elitë politike ka mbetur e preokupuar më luftën për pushtet dhe të përfitimeve të te mirave materiale. Kosova ka mbetur që shumë kohë pa njohje të reja. Madje më lobimin e Serbisë shifra arriti në 17 çnjohje që është e turpshme. Kosova ka mbetur e pa inkuadruar në strukturat relevante të Evropës .Politika serbe e ka marre primatin në saje të gabimeve dhe mos angazhimit të politikave tona të jashtme .Unë nuk dua të lidhë gjendjen jo të mirë politike, institucionale dhe ekonomike të rënduar edhe nga gjendja pandemike më dy- tre persona të caktuar , së dështimi është produkt i partive shtet formuese.

-Mos luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit , është duke i kushtuar shumë Kosovës. Ne planin e brendshëm këto fenomene dhe dukuritë tjera negative , e kanë pru gjendjen e rëndë politike , ekonomike sociale me varfëri të madhe, dhe me largime masovike nga vendi. Mos luftimi i krimit dhe korrupsionit ka bërë që mos të kemi shtet funksional dhe ligjor. Organet e drejtësisë edhe 21 vite pas përfundimit të luftës nuk janë shkëputur nga ndikimi i politikave ditore. U krijuan milionerë më afera të ndryshme korruptive , dhe askush nuk merret më atë punë. U krijuan klasa e pasanikëve të njerëzve të biznesit dhe të politikës ,më mundin dhe djersën e popullit.

Ekzistojë edhe Agjensioni Anti-Korrupcion i cili nga Qeveria Hoti, u qitë nga përdorimi, ku pat edhe reagime të fuqishme nga disa ambasada në Kosovë, e veçmas nga ambasada gjermane dhe angleze. Por, kjo hasi në vesh të shurdhër si hasën edhe shumë reagime tjera që dolën nga raportet ndërkombëtare , për mos luftim të krimit dhe korrupsionit .Kjo klasë politike ka dështuar në shtet ndërtim dhe mirëqenie, ka dështuar në hapjen e perspektivave për rininë tonë e cila po bredhë rrugëve , e shumë nga ta edhe po ikin nga Kosova.

Mos të flasim për kategorinë e pensionistëve dhe të atyre që nuk kanë të ardhura. Tek e fundit i kemi të gjitha ligjet, të cilat duhet futur në veprim kundër të gjithë atyre që abuzojnë më të mirat materiale . Nëse duam për të formuar shtet si duhet atëherë duhet të lirohemi nga praktikat e vjetra të qeverisjes më vendin. Çdo sistem duhet reformuar .Kur bëhet fjalë në planin e jashtëm mos luftimi i korrupsionit na ka kushtuar më izolim , nga bota demokratike. Kemi mbetur pa investime dhe investitor të jashtëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".