Lexoni edhe:
Elita e korruptuar politike e ka uzurpuar shtetin në emër të luftës kundër korrupsionit
Shkruan: Faik Krasniqi
Për këtë klasë politike kam thënë mjaft në këto 2-3 dekada. Janë thjeshtë të papërmirësueshëm. Të pangopur skajshmërish. Por militantët akoma më të poshtër që u shkojnë mbrapa, njerëzve që ua kanë shkatërruar të ardhmen. Prandaj vetëm mundë të presim se çfarë do të bëjë Bashkësia Ndërkombëtare në këtë drejtim. Kur them Bashkësia Ndërkombëtare e kam fjalën tek SHBA, se sa për Evropë nuk pres kurrë diçka të mirë. SHBA është e vetmja që i ndal apetitet e Serbisë dhe kujtdo tjetër. Të tjerëve nuk ua kam besën!
-Pavarësisht krimeve që ka kryer gjatë luftërave në Ish Jugosllavi, Serbia akoma mbetet e përkëdhelura e Evropës. Këtë gjë është dashur ta kenë parasysh politikanët tanë, dhe jo të krijojnë iluzione për miqësi të përhershme me këtë apo me atë shtet. Shtetet me shtete kanë interesa, dhe jo miqësi siç shpërndajnë mjegull politikanët tanë tek populli tash e tre dekada.
Elita e korruptuar politike e ka uzurpuar shtetin në emër të luftës kundër korrupsionitLexoni edhe:
Këto mjegulla kanë bërë që të mos punojmë në atë drejtim për të forcuar shtetin, por kanë mjaftuar këto deklarata dhe jemi vetëkënaqur. Këtë e ka shfrytëzuar Serbia në favorin e saj. Shteti është njësoj sikurse një kompani biznesi. Një kompani biznesi ka bashkëpunim me qindra kompani tjera biznesi. Dhe bashkëpunojnë sepse kanë interesa të përbashkëta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".