Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti ka ndarë grante nga buxheti i komunës për bizneset që merreshin me prostitucion, të hetohet nga prokuroria dhe ndëshkohet për skandalin
Shkruan: Nexhat Haziri
Mendoj se administrata e re amerikane e presidentit Baiden, do ti jap epilog procesit të tej zgjatur të dialogut Kosovë-Serbi, e që do të përfundoj me marrëveshjen finale e cila patjetër që do ta ketë edhe njohjen reciproke në mes dy shteteve.
-Ndikimi i administratës së re amerikane të presidentit Biden në procesin e dialogut Kosovë-Serbi pritet të jetë shumë i madh, me një dinamikë më të shpejtë të këtij procesi, pasi të ngarkuarit që do të jenë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi do të jenë njohës të mirë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por janë gjithashtu njohës të rrethanave politike të rajonit për këto 30 vitet e fundit. Dhe kjo ka rëndësi në veçanti për Kosovën pa marrë parasysh se paralajmërimet se në procesin e dialogut do të përfshihen diplomatë të karrierës si Madeleine Albright, nuk janë mirëprite në Beograd.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".