Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti ka ndarë grante nga buxheti i komunës për bizneset që merreshin me prostitucion, të hetohet nga prokuroria dhe ndëshkohet për skandalin
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Pandemia e krimit do të thellohet dhe këtë e dinë edhe pushtetarët. Të gjithë e dinë gjendjen që ekziston në Prokuroritë e Kosovës, në gjykata e në organet e shtetit. Kudo këtu ka dështime të mëdha. Ato duhet reformuar. E reformimi bëhet vetëm me spastrim të këtyre programeve nga njerëzit e tillë keqbërës dhe korruptiv e kriminal. Kjo është punë e rëndë. Mirëpo, pa këtë masë nuk ndërtohet shteti i së drejtës. Sado ligje së nxjerrim pa masa konkrete në këtë drejtim nuk ka shtet juridik.
-Ministria e Drejtësisë është përgjegjës kryesore për gjendjen e krijuar në fushën e drejtësisë. Politika e mos ndërtimit të shtetit të së drejtës është baza kryesore e lulëzimit të dukurive tepër negative. Ato dukuri zhvillohen aq më shumë, sa ka terren për të, në fushën e dukuritë negative. Këto dukuri po zhvillohet shpejtë dhe janë theksuar e zgjeruar. Korrupsioni, keqpërdorimi i pozitave shtetërore në fushën e privatizimit, të ndarje së tenderëve; sikundër edhe e ryshfetit për vendime, verdikte. Ato janë të përditshme. Masa e ministrit Selimi dhe e kryeministrit Hoti nuk është gjë tjetër vetëm edhe një përpjekje për të ikur nga rruga e spastrimit të mekanizmave të drejtësisë dhe të luftimit të krimit, sikundër është VETTING-u.
Mund të nxjerrësh me dhjetëra ligje dhe të emërtosh kështu e ashtu, por pa masa konkrete në spastrimin e prokurorisë, të gjykatave, të organeve për luftimit e krimit, të administratës shtetërore etj., kurrë nuk ndërtohet shteti i së drejtës. Reforma në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duke ja ndërruar edhe emrin nuk e lufton krimin, ajo është masë për të treguar gjoja se po luftohet krimi. Në fakt edhe me këtë do të thellohet krimi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".