Përfshirja e ish sekretares amerikane të shtetit Madeliene Albright ju jep fund përpjekjeve serbë për ta shantazhuar dhe nënshtruar shtetin e Kosovës

Përfshirja e ish sekretares amerikane të shtetit Madeliene Albright ju jep fund përpjekjeve serbë për ta shantazhuar dhe nënshtruar shtetin e Kosovës

Gani Qarri

  • 19 December 2020 - 09:04

Shkruan: Gani Qarri

Albright do ishte domosdoshmërish mirë të përfshihet në këto bisedime si pjesë e politikës së jashtme të SHBA-së, edhe për faktin se ka përvojë të gjatë pikërisht me politikanët kriminel serb, kur dihet mirë fakti se asokohe edhe vet Aleksandër Vuçiq ishte pjesë e qeverisë gjenocidiale të Millosheviqit si dhe ministër i informatave të shtetit okupator serb, mu në vitet e pushtimit klasik të Kosovës kur ndodhën të gjitha masakrat dhe gjenocidi mbi shqiptarët e pafajshëm nga Serbia, e cila pasi që edhe ka jetuar në moshë fëmijërie në Serbi, njeh jo vetëm gjuhën që ata flasin, por edhe mentalitetin e politikanëve kriminel, që e patën futë në luftë gjithë territorin e ish Jugosllavisë, për ta krijuar Serbinë e madhe, gjë që për fat të mirë ,nuk e lejuan vet SHBA-të, me në krye, pikërisht Bill Klintonin-in dhe Madeline Albright.

Pasi që bota demokratike, në krye me SHBA-të, përfundimisht është e orientuar për vendosjen e drejtësisë, rendit dhe qëndrueshmërisë politike në rajon, dhe jo për mbrojtjen dhe avancimin e interesave hegjemoniste të Serbisë, e cila vazhdon kolaborimin me Rusinë dhe Kinën, Kosova e vogël dhe udhëheqësit e paaftë politik shqiptar, përfundimisht duhet ta ndërmarrin iniciativën dhe të nxitojnë për shfrytëzimin sa më mirë të zhvillimeve të reja në SHBA, ngase raste të tilla optimiste, sidomos për ne si popull i vogël ,i ndarë e përçarë shumëfish dhe pa mbështetje tjetër nga jashtë, është rasti ideal që me ndihmën e mikes më të madhe të Kosovës dhe shqiptarëve, zonjës Madeliene Albright, ti vejnë kulmin, pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës të çliruar dhe ndërtuar me ndihmën e SHBA-ve, përndryshe pas kalimit të mandatit të Joe Bidenit, mund të rikthehet serish Trump në pushtet, apo ndonjë mik i Boltonit dhe të vijnë ditë të vështira për ne.

Madje nëse vërtetë ndodhë që angazhimi i administratës së re amerikane në dialog me Serbinë, sipas paralajmërimeve që po vijnë së fundi, për përfshirjen drektë të SHBA-ve do të (ri)fillojë pikërisht me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, ky do të ishte lajmi më i mirë dhe veprimi më avangardë i këtyre viteve për Kosovën, në mënyrë çështjet e pazgjidhura me Serbinë, përfundimisht të përmbyllen dhe marrin fund ,në mënyrë fatlume për Kosovën.

Për aq më mirë, siç ka deklaruar së fundi edhe analisti Daniel Server, profesori i mirënjohur i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, realisht është jo vetëm e pritshme ,por sidomos për ne si popull me të ardhme të mjegulluar tërësisht nga aventurat dhe çmenduritë e kuislingut Hashim Thaçi me shokë, për ndarjen e Kosovës, do të ishte shumë e mirëseardhur që pikërisht ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright, të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në emër të administratës së ardhshme të SHBA, dhe ashtu siç shprehet edhe Server, kjo duhet të ndodhë pavarësisht se çfarë mendojnë udhëheqësit kriminel serbë për të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".