Prokurorët argat të politikës së inkriminuar hezitojnë ta ndjekin lidhjen e Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimit dhe krimin e organizuar në komunën e Prishtinës

Prokurorët argat të politikës së inkriminuar hezitojnë ta ndjekin lidhjen e Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimit dhe krimin e organizuar në komunën e Prishtinës

Gani Qarri

  • 22 December 2020 - 07:11

Shkruan: Gani Qarri

Kjo sjellje tërësisht joserioze, e turpshme dhe kundërligjore e Prokurorisë Speciale, serish po bënë që të mos dihet asgjë saktësisht se deri ku në fakt, ka arritur proces hetimor dhe cilat janë rezultatet e hetimeve të deritanishme, megjithëse kanë kaluar mbi katër vite, nga ngritja e padive të para, dhe shtatë sosh nga fillimi i kallëzimeve penale të palëve të dëmtuara, ndaj Shpend Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij të inkriminuar. Madje, tanimë nuk dihet as se kur do të rezultojë edhe ngritja e aktakuzës së parë, për të pandehurit për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, e mbi të gjitha nëse do të ndodhë përfundimisht ngritja e aktakuzës zyrtare, apo nga prokuroria dhe gjyqësia e korruptuar, do të hidhen që të gjitha poshtë, si të “pabazuara”.

-Vetë dokumentet ekzistuese të padive të shumta të ngritura tash e mbi 7 vite me radhë dhe aktvendimi për fillimin e hetimeve kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të tij të inkriminuar, në korrupsion e krim të organizuar, megjithëse aktvendimi në fjalë, përkundër paralajmërimit "kamikaz" publik, deri më tani, as që është realizuar në praktikë, nga Prokuroria Speciale, dëshmojnë më së miri se si dhe sa fort janë të lidhura institucionet e drejtësisë si prokuroria dhe gjyqësia me korrupsionin dhe krimin e Organizuar, të cilat nuk e kanë më guximin as kurajën që të merren njëmend dhe seriozisht me hetimin e krimit të nivelit të lartë të lidhur ngushtë me politikën vendore.

Lidhja e prokurorisë dhe gjyqësisë së kapur me krimin e organizuar, po bëhen shkaku kryesor që bllokon të gjitha rrugët e Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrim e saj, në Bashkimin Evropian.

Ndërsa rasti “flagrant” kundërligjor i mosveprimit të prokurorisë, të cilin ne me arsye po përpiqemi ta bëjmë publik, konkretizojmë dhe japim sa më shumë informacione për opinionin, ka të bëjë me një çështje delikate dhe të pa rëndomtë të vet kryetarit të Prishtinës, matrapazit Shpend Ahmetit dhe sejmenëve të tij të inkriminuar, të zhytur në korrupsion e krim të organizuar deri në fyt, kundër të cilëve, tash e mbi shtatë vite, prokuroria e ashtuquajtur speciale, as që vepron.

Rasti në fjalë ka të bëjë me bizneset korruptive të shitjes së lejeve ndërtimore në komunën e Prishtinës, rast specifik që flet për korrupsion masiv dhe krim të organizuar galopant me lejet ndërtimorë, ku janë të involvuar zyrtarët më të lartë të komunës së Prishtinës në krye me Shpend Ahmetin, lëndë kjo e zvarritur ndër vite nga hetuesia inekzistente e Prishtinës dhe Kosovës, që më në fund, fillimisht u duk se gjatë këtij viti, do të marr vendim për fillimin e hetimeve në Prokurorinë Speciale, për të na zhgënjyer tërësisht, se ende nuk ka asgjë konkrete dhe të sigurt, me gjithë premtimet e kota.

Madje çështja jo vetëm se ka ngecur përsëri në mes të rrugës, por përflitet publikisht se serish ka tendencë të ikjes së Prokurorisë Speciale nga përgjegjësia, dhe atë nga vet prokurorët e rastit, për të cilët duket se Shpend Jahti është përkujdesur me kohë, duke ua lagur jo vetëm fytin, por mbushur edhe gushat mirë.

Sipas informacioneve më të reja, pas shumë kallëzimeve penale të ushtruara nga qytetar dhe bizneset e ndryshme të Prishtinës kundër kryetarit aktual, Shpend Jahtit, u tha kinse se së fundi është marr vendimi për fillimin e një procesi hetimor lidhur me përfshirjen e tij në krim të organizuar së bashku me vartësit e vet të korruptuar në kryesin e udhëheqjes së kryeqytetit, por që deri më tani nuk ndodhi asnjëherë.

Ndaj premtimi publik se kinse tanimë është marr vendimi nga PSRK-ja, kundër Shpend Ahmetit, Liburn Aliut ish drejtor i Urbanizmit dhe zyrtarëve të tjerë bashkëpërgjegjës si Ergyn Hajredini, Sazane Raskova, Nazife Krasniqi, Dardan Sejdiu etj, për të filluar përfundimisht hetimin e shumëpritur, lidhur me përfshirjen e kryetarit të Prishtinës në krim të organizuar së bashku me zyrtarë të tjerë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të tij në dikastere dhe udhëheqësin e Komunës, krijuan vetëm eufori të përkohshme.

Në vendimin e arsyeshëm i cili bazohet pikërisht në kallëzimin penal të ushtruar nga pronar i SH.P.K “EMPORIUM” në Prishtinë, i pranuar qysh më 3 nëntor të vitit 2016 dhe kallëzimit penal plotësues të datës 28 maj të vitit 2017 si dhe kallëzimit plotësues penal të datës 11 qershor të vitit 2019, na u tha se me datën 1 korrik 2020, Prokuroria Speciale, pas gjithë këtyre tentativave dhe kërkesave tjera, më në fund ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve, gjë që për habi ,nuk po del të jetë, ende i vërtetë. Ani pse nga vet Prokuroria Speciale, sipas dokumentit të lëshuar zyrtar nga vet ajo, u paralajmërua qysh në fillim të korrikut, fillimi i hetimeve.

Ndërsa siç sqarohet në njoftim, hetimet thuhet të kenë filluar kundër emrave kryesore në qeverisjen e kryeqytetit, të pandehurve, kryetarit të komunës në Prishtinë në dy mandate Shpend Ahmetit, ish drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliut, ish shefit të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiut, si dhe Ardian Ollurit, ish drejtor në drejtorinë e Urbanizmit në kryeqytet.

Kjo për faktin se duke filluar me vet Shpend Jahtin, asnjëri nga personat e akuzuar, nuk i kanë përmbushur obligimet që dalin nga rregullorja zyrtare e punës për ta, si dhe nuk u janë përmbajtur detyrave ashtu si e parasheh ligji, me qëllim të përfitimit në mënyrë kundërligjore për vete dhe anëtarët e tjerë të klubit të hajnisë.

Ata si grup me Shpendin në krye, miratuan vetëm leje korruptive duke refuzuar komplet grupi në fjalë, parimet ligjore për leje ndërtimore, edhe pse të njëjtat ishin njohur mbi bazën e ankesës së ushtruar në MMPH, si shkallë e dytë, akte për të cilat, po të kishte prokurori dhe sistem të mirëfilltë të drejtësisë në Kosovë, ata që moti do duhej të ishin prapa grillave.

Madje në bazë të vendimit PPS.nr.26/2017, të Prokurorisë Speciale në Prishtinë, hetimet kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të zyrtarëve të korruptuar komunalë është dashur të fillonin qysh me datën 1 korrik të vitit 2020, mirëpo fatkeqësisht megjithatë hetimet edhe më tej, vijojnë të ngecin dhe vendimi qëllimisht ende nuk po zbatohet pa dhënë asnjë informacion sqarues për opinionin.

Kjo sjellje tërësisht joserioze, e turpshme dhe kundërligjore e Prokurorisë Speciale, serish po bënë që të mos dihet asgjë saktësisht se deri ku në fakt, ka arritur proces hetimor dhe cilat janë rezultatet e hetimeve të deritanishme, megjithëse kanë kaluar mbi katër vite, nga ngritja e padive të para, dhe shtatë sosh nga fillimi i kallëzimeve penale të palëve të dëmtuara, ndaj Shpend Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij të inkriminuar.

Madje, tanimë nuk dihet as se kur do të rezultojë edhe ngritja e aktakuzës së parë, për të pandehurit për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, e mbi të gjitha nëse do të ndodhë përfundimisht ngritja e aktakuzës zyrtare, apo nga prokuroria dhe gjyqësia e korruptuar, do të hidhen që të gjitha poshtë, si të “pabazuara”.

Për aq më keq, këtu nuk mund të bëhet fjalë më, vetëm për një padi a kallëzim penal dhe ka 7 vite të plota që qytetarë të shumtë dhe të profileve të ndryshme deponojnë padi dhe kallëzime të pareshtura penale në Prokurori drejtpërsëdrejti kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të tij korruptiv, por përkundër të gjithave, për aq sa jemi ne të informuar, çuditërisht ende nuk është ndërmarr asnjë veprim konkret, kundër matrapazëve në fjalë.

Ndaj këtu shihet qartë se në këtë proces hetimor kundër Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij të korruptuar, realisht vet Prokuroria Speciale, jo vetëm që është e involvuar thellë në krim të organizuar dhe lejon veten të dominohet në mënyrë kaq të ulët korruptive, por është duke ia bërë drejtpërsëdrejti avokatinë korrupsionit dhe krimit të organizuar, në Prishtinë dhe gjithë Republikën e Kosovës, duke paraqitur shtetin tonë si shtet “banane” pa rend dhe ligje, ku fjalën kryesor e ka korrupsioni dhe krimi i organizuar.

avokati degjeneruese e cila i ka fillet qysh me ish prokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millakun e që fatkeqësisht po vazhdon edhe tani me pasardhësin e tij të “denjë” Blerim Isufajn.

Kjo formë e tillë e krimit të organizuar, me lejen e personave kryesor në komunë e Prishtinës, përdoret hapur si levë për shpëlarjen e parave të pista nga mafio politika e lidhur me nëntokën kriminale dhe mafien e ndërtimeve ku lagje të tëra rrënohen në emër të dhënies së lejeve ndërtimore për kompani të ndryshme, ato të cilat kooketojnë me krimin e organizuar, jo vetëm në kryeqytet por edhe më gjerë, nën mburojën e partive të degjeneruara politike.

Çuditërish një e drejtë e tillë, u mohohet pothuajse të gjithë pronarëve të ligjshëm që duan të investojnë me kapitalin e tyre, nga vet Shpend Ahmeti dhe suita e tij korruptive, gjë për të cilën siç dëshmohet edhe nga kallëzimet penale, në shkresat gjyqësore edhe janë ngritur paditë kundër tyre, por që prokuroria dhe gjyqësia e korruptuar, nuk po lejojnë asnjëherë që ato të përfundojnë edhe në vendime zyrtare për fillimin e gjykimeve kundër tyre.

Madje megjithëse në Prishtinë, ka ndodhur ndërrimi i pushteteve nga LDK me ish krye shefin Sami Hamiti i cili kontrollonte mafien ndërtimore dhe për vite të tëra, mbahej si shef i saj, shkëputja e zinxhirit të lidhjes me krimin e organizuar, jo vetëm se nuk ka ndodhur asnjëherë, por ajo vetëm sa është bartur te qeverisja e Shpend Ahmetit dhe nënkryetari Dardan Sejdiu me vartësit e tyre, të cilët përkundër një mali me padi, nuk u konfirmuan zyrtarisht kurrë akuzuat kundër tyre dhe tash e mese shtatë vite, asnjëri nga ta, nuk u nxorën para drejtësisë.

Për aq më tepër ndërtimet pa leje janë, në vlugun më të madh, dhe atë në sipërfaqe prej miliona metrash katror, leje “legale”, të cilat lëshohen me mito duke paguar ryshfet për grupin mafioz të instaluar në qeverisjen komunale, është rritur nga 1 milion metra katror gjatë viteve paraprake, në 1 milion e 500 mijë metra katrore gjatë këtij viti, gjë që edhe dëshmon më së miri se edhe kjo është një aferë e madhe korruptive por e transferuar mjeshtërisht, në mënyrë "legale".

Veprimet e tilla destruktive shërbejnë kryekëput, për pastrimin e parave të pista të krimit të organizuar, ndërsa për kamuflimin e gjithë kësaj afere të dënueshme kundërligjore, thuhet se nga kabineti i kryetarit Shpend Ahemti mbahen lidhjet në vija direkt institucionale, të cilat kalojnë, hiq më larg se përmes Qeverisë së Kosovës, deri në kabinetin e ish Presidentit Thaçi.

Krejt kjo aferë kriminalo-korruptive, dëshmon publikisht se vetë prokurorët, sidomos ata të cilit ishin të angazhuar në hetimin e rastit kriminal në fjalë, por që tash e shtatë vite nuk e quan asnjëherë hetimin deri në fund, janë edhe më tej të lidhur me nëntokën dhe të ndikuar fort nga grupi i atyre që tashmë janë arrestuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, për të cilët dihet mirëfilli edhe mënyra se si kanë ardhur ata në këto pozita, si janë emëruar, dhe si kanë mbetur vazhdimisht në shërbimin e kapove që tanimë po mrizojnë në Hagë.

Ndaj pikërisht mosfunksionimit ligjor i prokurorisë dhe gjyqësisë së vendit, mungesës totale të shtetit të së drejtës dhe lidhjen e papenguar të politikës me mafien dhe krimin e organizuar, të cilat ka vite që nuk ndiqen, as hetohen nga askush, sikur Kosova të mos kishte fare sistem prokurorial as gjyqësi shtetërore, gjendje që po e vret komplet shpresën e qytetarëve të vendit, përgjegjësinë kryesore, nuk e mbanë më vetëm politika e degjeneruar, por vet kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi si dhe i gjithë sistemi jo funksional i drejtësisë kosovare të cilët, nëse nuk janë në gjendje të akuzojnë as një kryetar komune, duhet të shkarkohen menjëherë dhe të dërgohen urgjentisht prapa grilave, njëjtë si etërit e tyre institucional.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".