Lexoni edhe:
Pas zgjedhjeve shuhen partitë satelite " NISMA -AKR-PD" në mungesë të " ish-mbretit" që sundonte e manipulonte me KQZ-në dhe të gjitha gjykatat në Kosovë
Shkruan: Blerim Burjani
E keqja është se nëse bie kjo qeveri, shtrohet pyetja se a mundë të vjen një pushtet më legjitim dhe me vota në Kuvend të mjaftueshme për të funksionuar, Kosova deri sa të ketë sistem proporcional nuk ka me pa ditën e vetë në kuptimin funksional. Ky sistem i mbrapsht i ka bërë dëme të mëdha qeverisëse vendit, përmes këtij sistemi është instaluar pushteti klandestin , përfitues për të gjithë nga pak, një sistem që lejon marrjen e pozitave më të larta në shtet pa legjitimacion të votës as shumicës relative.
-Kjo është e saktë, që kjo Qeveri po blenë kohë të qëndroj edhe ndonjë muaj në pushtet , por pyetja shtrohet se a është kjo ajo që duhet bërë? Kosova tash është në krizë të thellë politike , kjo pranohet edhe LDK, përderisa sa AAK del kundër qëndrimit të LDK edhe pse në koalicion, më shumë për inat se nuk ia falë postin e presidentit Ramushit.
Ai, i entuziazmuar për të u bërë president, s’ka dert se a din gjë për këtë punë jo, a ka njohuri. Dëshira e tij dhe egoja janë më e madhe se pa aftësia. Kosova është demokraci e falur me poste, dhe këtu nuk po pyet kush a di gjë por vetëm a mundesh me marr diçka. Me rëndësi me të bërë dikush me pozitë të lartë politike në shtet. Madje edhe President a çka do tjetër, kjo është hiq me pak se anarki.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".