Lexoni edhe:
Zhduken partitë e vogla politike,NISMA, AKR dhe PD, patericat e të mëdhenjve në shërbim të shërbimeve sekrete serbe
Shkruan: Gani Qarri
Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto ndërskamca që ndodhën, nuk mund të lihet pa u përmendur me këtë rast, ndikimi i madh i primitivistëve me në krye Agim Veliun që përbën grupim me vete dhe shtrihet në Llap e Gollak, si dhe Prishtinën e çakorduar me udhëheqës krejtësisht anonim e jo autoritar, emrat e të cilëve as që vlen të ceken, të krijuara mu për shkak të luftës së brendshme klanore, të nxitur pikërisht nga vet shkatërruesi i LDK-së, Isa Mustafa me shokë, për dominim klanor, që definitivisht po e qojnë këtë parti, dikur nga më të mëdhatë në Kosovë, drejt shkatërrimit total, mjerisht tanimë të pashmangshëm.
-Fakti se Dr. Vjosa Osmani, në zgjedhjet e kaluara, si kandidate për postin e kryeministrit nga LDK, doli e dyta për nga numri i votave në Kosovë dhe mori mese 176,016 vota nga elektorati i vendit, gjë që nga vdekja e Dr. Rugovës nuk kishte ndodhur të votohej kush tjetër nga LDK, në mënyrë kaq masive, e mbushi me aq shumë inate dhe mllef patriarkal idealistin sllavokomunist Isa Mustafa sa që kandidatura e zonjës Osmani jo vetëm që nuk u mor fare parasysh kur LDK nisi diskutimet e fshehta për rrëzimin e qeverisë Kurti, por Mustafa vendosi pothuajse kokë më vete, që në vend të Vjosës, ta mandatoi Avdullah Hotin njeriun më të pa votuar nga kryesia e LDK-së, për formimin e qeverisë së pakicës, madje duke hyrë në koalicion me AAK-në, NISMA-n, dhe vet Listën Serbe, si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë.
Kurse me qëllim të përjashtimit të tërësishëm të saj nga partia, Isa Mustafa fillimisht i prishi vet të gjitha raportet me z. Vjosa Osmanin, si hap paraprijës për përjashtimin e saj përfundimtarë nga kryesia e LDK-së, parti e cila prej momentit të ardhjes aksidentale të jugokomunistit nostalgjik Isa Mustafa në krye të saj, ka marrë tërësisht tatëpjetën dhe rënia e lirë për LDK-në, fatkeqësisht më nuk ka të ndalur.
Për aq më tepër, nga të gjitha vlerësimet e ekspertëve më të njohur si dhe sondazhet më serioze në vend, LDK, pritet të pësojë një debakël të tillë të thellë në zgjedhjet e reja, sa që të mbahet mend për kohë të gjatë, një nga debaklet më të rënda të deritanishme, e cila qysh tani ka filluar të sfidohet seriozisht, nga Dr. Vjosa Osmani me bashkëngjitjen masive të kuadrove më të mira, Iniciativës së saj të re për zgjedhjet e jashtëzakonshme, gjë që u konfirmua edhe në terren me kalimin publik të asamblistëve kryesor të Ferizajt, në Lëvizjen e re të zonjës Vjosa Osmani.
Asamblistët në fjalë të LDK-së në Komunën e Ferizajt, qysh më 9 dhjetor, kishin informuar me një letër publike, organet e ish partisë, se nuk mund të ishin më pjesë e një segmenti politik të demonizuar dhe të ndarë e përçarë në grupe e klane nga Isa Mustafa, ndaj dhe do ta braktisnin demonstarivisht LDK-në për tu bashkuar me Iniciativën e re të zonjës Dr. Vjosa Osmani. E këtë akt, në ditët në vijim, pritet ta pasojnë edhe kuadro të tjera të larta, në shenjë proteste ndaj shkatërruesve të LDK-së së Ibrahim Rugovës, Isa Mustafa, Haki Rugova, Agim Veliut etj.
Kështu që tanimë po raportohet publikisht se për të garuar në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të viti 2021, Listës së Vjosa Osmanit, kanë shprehur gatishmërinë ti bashkohen edhe rreth 80 kuadro tjera profesionale dhe të mirë përgatitur, të injoruar për kohë të gjatë nga strukturat klanore të LDK-së në për të garuar në kuadër të kësaj liste dhe Iniciativës së re të zonjës Vjosa Osmani.
E gjithë kjo flet qartë se procesi i ri i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, do të jetë testi më sfidues për LDK-në, të cilës parashihet ti shkërmoqet tërësisht fuqia elektorale, pikërisht për shkak të përjashtimit të kuadrove si zonja Dr. Vjosa Osmani dhe ndryshimit të qëndrimeve të proklamuara në zgjedhjet e vitit 2019, si dhe mashtrimit publik të elektoratit, për koalicion me LVV-në, duke e prishur nga vet Isa Mustafa për tu bashkuar me AAK-në e Nisma-n dhe Listën serbe, si dorë e zgjatur e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit në Kosovë. Madje me qëllim të futjes në rrugë të pa kthim dhe të shkatërrimit përfundimtar LDK-në, matrapazi Isa Mustafa,i cili vet edhe e ka sjellë këtë parti dikur më të madhen në Kosovë, në gjendje të tillë kaq të mjerueshme, deklaron publikisht se LDK do të hyjë e vetme në zgjedhje të jashtëzakonshme pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë me të.
Për aq më tepër, tanimë duket hapur se ati, as që i intereson fakti se kjo parti, kësaj radhe do të ballafaqohet me krizën më të madhe të identitetit të shkatërruar pikërisht prej vet Isa Mustafës duke rrezikuar edhe të ardhmen e saj, humbur përditë e më tepër mbështetjen e elektoratit dhe duke ikur kuadrot më të mirë, njërin pas tjetrit, përderisa ai kryeson garën për dominim të brendshëm në parti, gjë që edhe ka krijuar hendek të patejkalueshme të rrymave të ndryshme klanore, të ndara thellë, më së paku, në tri baza rajonale, si në asnjë parti tjetër.
Kështu që, tashmë është plotësisht e qartë, se LDK kësaj radhe, do ta pësojë fiaskon më të rëndë në historinë e saj, madje aq të rëndë, sa të bie edhe nën numrin e 20 deputetëve, pasi që Isa Mustafa, Haki Rugova, Agim Veliu etj, jo vetëm që kanë krijuar qarje të mëdha brenda saj, por edhe e kanë ndarë LDK-në, në tri grupime të pa ripajtueshme klanore. Klanet brenda LDK-s, që për momentin dihen publikisht, janë; grupimi në krye me Lutfi Hazirin për rajonin e Gjilanit, grupimi i dytë me Avdullah Hotin për rajonin e Prizrenit, dhe i treti me Gazmend Muhaxherin, për Pejë dhe rajonin e Dukagjinit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".