Viti i humbur i shekullit 21!...

Viti i humbur i shekullit 21!...
Viti i humbur i shekullit 21!...

Ismail Muçiqi

  • 29 December 2020 - 16:55

Viti 2020 ishte viti i ngjarjeve me dramatike të cilat e përcollën njerëzimin. Pandemia e Koronavirusit e befasojë Botën dhe e gjeti të pa përgatitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ekonomisë Botërore iu ndalë ora dhe iu pezulluan programet zhvillimore e kjo beri që ramja ekonomike gjithandej globit të kthehet në shkallën fillestare ne 0.

Ky vite i mbrapsht 2020 Kosovës i shkaktoje shumë probleme nga të gjitha sferat e jetës.

Kalendari i ngjarjeve do të mbetet në historinë e arkivave shtetërore të Kosovës.

Pandemia Covid 19 e cila i goditi qytetarët e Kosovës përpos që shkaktoje dëme ekonomike ajo ua morri jetën me shumë se 1000 personave.

Ky vite i deshtuar do të mbahet në mend edhe për ngjarjet dramatike të cilat e përcollën politikën Kosovare.

Ishte viti fatalë kur u rrëzuan dy Qeveri ajo e Albin Kurtiti dhe e Abdullah Hotit.

Rrëzimi i Qeverisë Kurti ndodhi në kohën më të vështirë kur qytetarët e Kosovës përballeshin me fenomenin misterioz të Pandemisë.

Ky vendimë mjerisht i kthejë mbrapa proceset politike dhe programore për ndërtimin dhe zhvillimin e Shtetit të Kosovës.

Ky vitë ishte viti më i veçantë në të cilën u manifestuan përçarjet dhe polarizimet e skenës politike dhe të liderëve përkatës.

Kosova u përballë edhe me dialogun me Serbinë të cilit nuk po i dihet fundi.

Kështu ndodhi edhe nënshkrimi i një marrëveshje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në prezencën e Presidentit Donald Trump.

Kjo marrëveshje nuk e solli asnjë të mirë Kosovës.

Nuk u bë njohja ndërmjet dy shteteve, por serbia arriti të faktorizohet si shtet liderë në Ballkanë përmesë mini shengenit ballkanik. Përmes kësaj marrëveshje politike të Kosovës dhe shteti serbë arriti të përfitoj 4 miliardë dollar për projekte kapitale duke ndërtua infraskurtur rrugore dhe hekurudha të reja për tu lidhur me Bregdetin Shqiptarë dhe me qendrën transportuese ndërkombëtare të tregtisë në bregdetin e Durrësit.

Ky vite do të kujtohet edhe për operacionin dhe arrestimet e Gjykatës Speciale të figurave udhëheqëse të UQK-së si dhe afera me dosje të Prokurorisë Speciale të cilat u sollën nëpër zyret e organizatave të Veteraneve dhe shoqatave të UQK-së.

Në kalendarin e ngjarjeve të këtij viti është edhe rasti i deputetit Etem Arifit vota e të cilit ishte determinuese për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e shpalli Qeverinë në detyrë të pa ligjshme dhe njëkohësisht hapi rrugë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ky vite do të na kujtojë edhe aferën kriminale të vjedhjes së 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Në jetën politike të Kosovës ndodhën edhe dy ngjarje të cilat e befasuan opinionin.

Ramja e bastionit të Lidhjes Demokratike në Llap dhe fitorja e Vetëvendosjes për ta zgjedh Kryetarin e Komunës së Podujevës. Ishte kjo një tronditje e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Faktorizimi i Vjosa Osmanit në politikën Kosovare dhe ndarja e rrugëve me Lidhjën Demokratike është ngjarje e veqant e cila pritët të ndërtojë urat e reja të skenës politike të Kosovës.

Mjerisht edhe përkundër të gjitha këtyre ndodhive të cilat e përcollën Kosovën gjatë këtij viti të mbrapsht lufta e pa ngopur për pushtet nuk u ndal asnjëher nga një numër i politikajve dhe liderëve të konsumuar të cilët e shantazhuan popullin dhe e varfëruan ekonominë e shtetit.

Tani në prag të shpalljes së zgjedhjeve Nacionale si duket ka shpresë se vetëdija e qytetareve është ngritur dhe shifet edhe vullneti dhe përkushtimi që përmes kandidimit të kuadrave të reja më në fund do të ndodhë ndryshimi në Shoqërinë Kosovare.

Kjo është e vetmja rrugë dhe mënyrë që ky vende të nxirret nga kaosi shumë vjeçar i cili u krijua nga udhëheqësit e pa përgjegjshme, të padishme dhe të pa integritet të cilët vota e popullit duhet ti mënjanoje nga skena politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".