Askush nuk i beson Behgjet Pacollit
Ismail Muçiqi
Behgjet Pacolli i cili i premtojë Kosovës shumë mrekulli edhe tani në prag te zgjedhjeve të jashtëzakonshme përmes mediumeve tëndryshme ka filluar ta plasojë prap edhe njëherë retorikën e premtimeve të kota.
Kështu të mërkurën me 6 Janar në Televizionin T7 në debat me Fitim Jupolli si duket Pacolli prap është i gatshëm të bëhet patericë e ndonjë subjekti politikë [me LDK}.
Ky njeri i cili asnjëherë nuk i realizojë premtimet e dhëna qytetarëve të Kosovës ende po tenton ta mbajë gjallë shpresën për të mbetë në politikë apo për ta zënë ndonjë vende në institucionet e ardhshme të Shtetit të Kosovës.
Pacolli u futë në politikën Kosovare me shprese se do ta arrije kulmin e karierës së tijë politike. Ky qe nga fillim qytetareve ju premtojë se Kosovën do ta bëjë Zvicër.
Qytetareve ju premtojë, se programi i tijë zhvillimorë është programë i cili do të realizohet përmes krijimit dhe ndërtimit të zonave ekonomike nëpër Komunat e ndryshme të Kosovës. Se ne Kosovë do të behen investime edhe nga Shtetet e ndryshme të Botës.
Por mjerisht kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Premtojë mija vende të reja të punës as kjo nuk ndodhi.
Dështimet e Pacollit kulmuan edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku gjatë mandatit si ministër.
Kosovës i ndodhën disa çnjohje, e këtë më së miri e din vet Pacolli, se sa premtime kishte dhënë për njohje të reja në favore të Kosovës.
Pacolli do të mbahet mendë si Ministër i Punëve të Jashtme edhe për punësimet e shumta te pa ligjeshme dhe për lulëzimin e nepotizmit dhe familjarizimit nëpër konsullata dhe Ambasada të zyrtareve diplomatikë.
Qytetarët do ta mbajnë në mendë edhe pozicionimin e Behgjet Pacollit për të krijuar kualicione me partit të cilat janë përgjegjëse për qeverisjen shumë vjeçare dhe për degradimin e institucioneve të shtetit. Këtë e vërtetojë edhe vet me rastinë e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohën më të vështirë të Pandemisë në Kosovë.
Retorikës dhe folklorizmit të Behgjet Pacollit më nuk po i beson askush.
Tani partia e tije dikur kishte 17 deputet kurse në mandatin që po kalon tani mbeti vetëm dy përfaqësues në Parlamentin e Kosovës.
Të gjitha këto dështime kanë ndikua edhe në imazhin e partisë të AKR-së e cila vazhdimisht ka pasur ramje.
Partia e Pacollit tani në bazë të sondazheve nuk do të arrijë as pragun të behet pjesë e Parlamentit.
Kalkulimet politike të Pacollit se ai dhe partia e tije kanë ndikua në tejkalimin e gërrqit politikë sahere që ka pasur vështirësi për ti krijuainstitucionet më shumë kjo ka shkaktua defekte dhe këthim prapa duke i mundësuar klaneve partiake dhe grupeve të interesit dhe lidereve të tyre ta mbajnë kapjën e shtetit.
Mençuria, përkushtimi dhe patriotizmi ndaj atdheut do të ishte sikur ai si një biznesmen i pasur, Shtetit të Kosovës ti a ndërtonte një Spitale me standarde të kohës. Të ndërtonte një Stadium Kombëtarë,nëse edhe ato të emrohen me emrin dhe mbiemrin e tijë.
Kjo do të ishte vepra madhështia dhe humanizmi i Behgjet Pacollit ndaj Kosovës.
Po theksojmë në funde se koha e politikajve të kalibrit të Pacollit dhe atyre që qeverisën vendin me vite të tëra të cilët e sollën Kosovën në gjendje të mjerueshme dhe popullsinë e lanë të mbyllur {në geto] po kalon.
Qytetaret të Kosovës kësaj radhe kanë vendos që përmes votës së lirë dhe demokratike do ta sjellin ndryshimin e shumë pritur.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".