Mos gaboni, qytetari ka për ta ndëshkuar secilin subjekt politik që kandidon deputet me të kaluar të inkriminuar!

Mos gaboni, qytetari ka për ta ndëshkuar secilin subjekt politik që kandidon deputet me të kaluar të inkriminuar!
Mos gaboni, qytetari ka për ta ndëshkuar secilin subjekt politik që kandidon deputet me të kaluar të inkriminuar!

Ragip Guraziu

  • 20 January 2021 - 07:50

Shkruan: Ragip Guraziu

Partitë politike të cilat kanë futur në listat zgjedhore kandidat që kanë dosje problematike me ligjin, duhet ta dinë fare mirë që këta kandidat nuk do të kalojnë në votën e qytetarit. Votuesit janë vetëdijesuar, nuk kanë ra në atë nivel sa që mos të jenë në dijeni se për gjithë këto vite cili subjekt politik meriton votën e 14 Shkurtit. Le të presim që me 14 shkurt do të ndodhë përmbysja e madhe, siç ndodhi me rastin në Podujevë, derisa LDK-ja mendonte se qind për qind do fitojë Komunën e Podujevës, madje me duar në xhepa, gabuan sepse VV ua grabiti fitoren para syve dhe në mënyrë fare komode.

-Institucionet e Kosovës e kanë humbur moralin dhe karakterin, e me këtë e kanë humbur edhe besimin ndaj tyre nga ana e qytetarëve të Kosovës. Kjo na lë të mendojmë tani dhe të pyetemi se si do ta kërkojnë votën e qytetarëve këto parti politike e kandidat që po garojnë në zgjedhje, derisa, siç thotë populli na kanë lënë me dy këmbët në baltë. Pyetja do të ishte, kjo; do të detyrohet një ditë që vetëm nën presion ndërkombëtar edhe skena politike e Kosovës të moralizohet, t’i pranon me detyrim standardet evropiane që politikanët të cilët futen nën akuza dhe ju shqiptohet çfarëdo ndëshkimi për vepër penale, t’i lirojnë pozitat e tyre zyrtare, në politikë dhe në institucionet publike e shtetërore, duke i pasur kushte që jua bllokojnë institucioneve të shtetit dhe politikës rrugën për në BE.

Rastet e tilla deri tash kanë mundur vetëm të imagjinohen sepse është pritur vetëm ndërhyrja e Gjyqësorit. Mirëpo për në fund të kësaj jave ndodhi rasti i zyrtarit të AAK-së Ilir Baldedaj i cili ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK, për shkak të vendimit dënues të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Edhe pse shembull i vetmuar, është për tu përshëndetur dhe nderuar. Baldedaj ka thënë se edhe pse vendimi i gjykatës nuk është i plot fuqishëm, sepse e ka të drejtën e ankimimit, ofrimi i dorëheqjes është i karakterit moral dhe i dedikohet imazhit të partisë, por edhe moralit personal e respektit ndaj qytetarit. Ku veprim duhet mirëpritur dhe çmuar sepse tash e 20 vite institucionet tona politike nuk po tregojnë fare respekt për qytetarin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".