Lexoni edhe:
Mos gaboni, qytetari ka për ta ndëshkuar secilin subjekt politik që kandidon deputet me të kaluar të inkriminuar!
Shkruan: Xhevat Meha
Këto dy arsye janë edhe arsyet e shigjetimit të Vjosës nga të gjitha anët, jo vetëm nga LDK , por nga i gjithë fronti kundër NDRYSHIMIT ! Kur themi shigjetimi nga LDK, duhet ofruar qartësi lexuesit se sulmet ndaj Vjosës janë sulme nga shumica e anëtarëve të strukturave të LDK-së, shumica në Kryesi dhe Këshillin e Përgjithshëm, dhe jo nga shumica e anëtarësisë. Shumica e anëtarësisë kërkon ndryshimet që i duhen Kosovës dhe u ka dhënë besimin anëtarëve të tanishëm në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm, po shumica nga këto me votim të prishjes së koalicionit për bashkëqeverisje kanë sabotuar ndryshimin dhe kanë tradhtuar besimin e anëtarëve të LDK-së.
-Vjedhja e thesarit është tepër skandaloze. Për fatkeqësinë e Kosovës kjo nuk është vjedhja e vetme ose vjedhja më e madhe, ka edhe shumë e shumë vjedhje tjera ku njëra e bënë që tjetra të harrohet. Ndëshkimi i qytetarëve me votë pres të bëhet ndaj gjithë qeverisjes së deritanishme. PDK është në fazën e riciklimit dhe të solidarizimit me arrestimin e krerëve të saj dhe me këtë pres që do t'ua lyej trunin me tëlyen votuesve dhe të ruaj votat e deritanishme. LDK, AAK dhe NISMA pres që të ndëshkohen rëndë nga votuesit.
Marrëveshja për koalicion Albini&Vjosa ka ndarë skenën politike në dy fronte: fronti pro ndryshimeve dhe fronti kundër ndryshimeve. Fronti pro ndryshimeve përbëhet nga dy alternativa për ndryshim: alternativa e listës së Albinit dhe Alternativa e listës së Vjosës. Unë preferoj alternativën për ndryshim nga lista e Vjosës. Këtë preferencë e bëj për dy arsye kryesore: i) Zotimi për zbatimin e VETTING-ut dhe ii) Pikënisja nga individët e ndershëm e profesionist.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".