Lexoni edhe:
Godet analisti i njohur, PDK-ja, me një të katërtën e legjislaturës kandidat të inkriminuar
Shkruan: Arsim Haziri
Thjeshtë, për çdo subjekt politik në këtë verifikim elektoral do të ketë rivlerësim rigoroz, ajo datë do vendos mënyrën dhe logjikën sesi vendi do të qeveriset në të ardhmen, prandaj them që qeverisja mëtejme varët kryekëput nga ajo që del prej zgjedhjeve.
-Qytetari tashmë ka mundësinë me e ndëshkua kriminalitetin enormë dhe bartësit e tij për afro 20 vjet, të cilët njëherë kanë sabotuar çdo gjë në interes të sferës publike. Keqqeverisjet prej dy dekadash tashmë do ndëshkohen për të bëmat e tyre, dhe nga 14 shkurti shoqërisë do t'i prijë logjika racionale dhe transparente, e cila do bëjë që vendi të funksionoj sipas parametrave normal e ligjor . Kjo datë pra 14 shkurti përbën një lloj pranvere e dal nga një dimër tejet i gjatë 20 vjeqar , ku funksionimi i shtetit më shumë ka qenë tekstualitet sesa përmbajtje cilësore.
Por, për të parë sesi do të jetë sadopak skena politike, implementimi i politikave nacionale dhe favorizimi për subjektet, mjafton t'i shikojmë edhe sondazhet e ndryshme rreth partive. Ku krejt çfarë bie në sy është vlerësimi negativ që iu bëhet partive me të kaluar dehumanizuese, që kanë minizuar publiken për privaten dhe klientelen e inkriminuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".