Lexoni edhe:
KQZ ka dështuar vazhdimisht në zgjedhjet në Kosovë, përjashtohen kandidatët kundërligjshme nga lista, manipulohen edhe votat brenda llojit të vetë
Shkruan: Ragip Guraziu
Është tepër absurde se si në këtë kohë fushate, përfaqësuesit e partive politike po japin zotime e premtime astronomikë të rritjes së pagave e benfiteve të tjera për të punësuarit në sektorin publik. Prandaj qytetarët dhe vetë të punësuarit kanë plotë arsye të mos besojnë në premtimet e tilla, edhe nëse ato bëhen me nënshkrim marrëveshjesh apo të vendimeve nga Qeveria në detyrë. Qytetarët nuk duhet ti besojnë politikës në këto premtime astronomike të rritjes së pagave, sepse një formë e tillë e shpenzimit të buxhetit, nuk qon askund tjetër veç në greminën e madhe, në bankrotim të shtetit.
-Virusi politik është ngulitur keq në zemrat e ish kryeministrave, sidomos atyre që nuk po ju zgjatë mandati me muaj, e të mos flasim me vite, dhe secili prej tyre në ikje po e dëmton Buxhetin, dhe po e dëmtojnë edhe shtetin e Kosovës. Ky virus po infekton edhe kësaj radhe. Së fundi ishte Albin Kurti që e filloi por nuk i zgjati mandati. Atë ja morri Avdullah Hoti i cili po ashtu u rrëzua shpejtë dhe tash po vazhdon kryeministër në detyrë. Edhe pse pa mandat ai po vazhdon me shkarkime dhe me emërime. E derisa është në para fushatë elektorale, po vazhdon edhe me super premtimet për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm.
Këto premtime kanë ngjallur reaksione zingjirore me kërkesa dhe pakënaqësi në shumë sektor në të cilët i kanë pasur pagat e ulëta nga buxheti i shtetit, prandaj ka reaksione me kushtëzime për të mos dalë në protesta. Këto kushtëzime kanë filluar me fushën e arsimit ku SBASHK’u kishte paralajmëruar greva nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e mësimdhënësve, prandaj Qeverisja në detyrë ka premtuar përmbushjen e kërkesave.
Sindikata ka kërkuar nga 100 euro shtesë për secilin punëtor të arsimit, kinse për shkak të rrezikshmërisë së prekjes nga koronavirusi. Por ky premtim mundë të nxit edhe kërkesat e prej nga sindikalistët e fushave të tjera. Pasi Hoti u premtoi mësimdhënësve shtesa në paga, reagojnë zjarrfikësit, paralajmërojnë protesta derisa Kryeministri në detyrë premton paga shtesë për sektorin e arsimit, kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, premton rritje të pensioneve për veteranët në masën prej30%!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".