Lexoni edhe:
Valdete Daka satelit i programuar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, të ndëshkohet me shkarkim nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani
Shkruan: Nexhat Haziri
Në këtë plan ish-presidenti Thaçi ka bërë llogaritë e veta, në drejtim për ta shpëtuar karrierën e tij politike duke marrë një lloj imuniteti në raport me Gjykatën Speciale, gjë që për fat të mirë nuk ndodhi. Dhe krejt për fund, plani për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje finale për paqe në mes dy shteteve, tashmë është I vdekur dhe nuk do të jetë asnjëherë pjesë e tavolinës ku do të dialogojnë Kosova dhe Serbia në procesin e bisedimeve kurdo që do të vazhdojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre si dy shtet fqinjë.
- Shkëmbimi I territoreve si marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plan ky ruso-serb, për të cilin kanë punuar dhe lobuar edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb Vuçiq, asnjëherë nuk ka qenë spekulim medial, por diçka që ka qenë në fazën e zhvillimit të tij. Mirëpo duhet ta kemi parasysh se ky plan nuk ka gjetur përkrahje esenciale as në Uashington, pa marr parasysh ndonjë zëri që është shfaqur herë herë pro këtij plani, as në qendrat tjera evropiane si në Bruksel apo Berlin, përkundër që është zhvilluar një fushatë lobuese nga të dy presidentët Thaçi dhe Vuçiq për të marrë përkrahjen rreth këtij plani.
Plani për shkëmbim territoresh jo vetëm që nuk sjellë paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe e bën de funksional shtetin e Kosovës, por ka paraqitur dhe paraqet një de stabilizim të rajonit të Ballkanit, pasi ndryshimi I kufijve nuk mund të lokalizohet vetëm në raportet Kosovë- Serbi, por do të ndjekej edhe nga shtet e tjera të rajonit apo edhe më gjerë. Edhe në Uashington edhe në Berlin është kuptuar se ky plan I shkon në favor Rusisë e cila me një destabuilizim eventual të rajonit do të mund ti shtrinte interesat e saja gjeo-politike në rajon dhe do ta bane larg procesit të integrimeve euro-atlantike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".