Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti, ky rrencë që mashtroi edhe HANDIKOS-in, nuk i dha 80 eurot e premtuara për personat me aftësi të kufizuara
Shkruan: Hasan Preteni
Cila Parti Politike deri tani në pushtet e bëri analizën e premtimeve paraprake, sa prej premtimeve janë mbajtur. Por edhe këto premtimet që po i bëjnë nuk janë fare të evidentuara askund. Nuk lënë gjurmë këta. Premtojnë me fjalë pa shkruar asgjë, pastaj vjedhin dhe nuk lënë gjurmë. Premtime nëpër hava dhe vjedhje pa letra. Qytetari definitivisht duhet të vetëdijesohet dhe mos të ju besoj gënjeshtareve dhe hajnave, edhe njëra edhe tjetra janë gjenetike. Një herë rrencë gjithmonë rrencë, njëherë hajn, gjithmonë hajn. Pa sundim të rendit dhe ligjit nuk ka as zhvillim ekonomik e as mirëqenie sociale. Rendi dhe Ligji janë baza.
-Formula që të sjell suksese nuk ndryshon. Këta pushtetarët e deritanishëm në pushtetin e pa merituar, kanë ardhur duke komunikuar kinse me qytetarin vetëm me rrena dhe mashtrime. Qytetari deri më tani të gjitha i ka absorbua dhe këta po vazhdojnë. Shifra enorme të pabazuara në analiza, premtime pa bazë të fuqishme materiale-buxhet. Premtime për rritje pagash e pensionesh. Atëherë shtrohet pyetja se nuk e bënë në të kaluarën kur ishin në pushtet, madje ishin shumë gjatë dhe nuk bënë asgjë.
Ky është një popullizëm që vetëm këta e kuptojnë dhe tentojnë ta arsyetojnë. Nuk premtojnë masa për sundimin e rendit dhe ligjit sepse nuk ju sjellin mirëqenie qytetarëve. Qytetari i hequr keq dhe i vuajtur po kërkon vetëm lek dhe këta po i ofrojnë. Ofrimi-premtimi i shifrave të rrumbullakuara dhe të larta, e që pastaj nuk mundë ti arsyetojnë, janë puro gënjeshtra dhe premtime boshe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".