Lexoni edhe:
Ky është kulmi i turpit dhe përpjekjes për mashtrim, kur hajnat në fushatë zgjedhore premtojnë zhvillim dhe shtet të së drejtës
Shkruan: Skënder Kapiti
Pra KQZ-ja dhe më parë Gjykata ka marrë një vendim të paracaktuar dhe të mirë menduar nga alenca politike e së keqes kombëtare, ajo e LDK+PDK të cilat janë arkitektët e montimit të sistemit të korrupsionit e të hajnisë në sistem, të ndërtimit të gjyqësori kriminalo-politik; arkitektët e marrëveshjeve anti Kosovë me Serbinë si atë të Demarkacionit, Bashkësisë së Komunave serbe, atë të ngritjes së Gjykatës Speciale anti shqiptare dhe të asaj të Washingtonit që Serbinë e kthen si hisedarë në Kosovë si dhe heqjen e reciprocitetit dhe ndalimin e përpjekjeve diplomatike të Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e saj në organizma dhe organizatat ndërkombëtare.
-Sot kauza në Kosovë është lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër tradhtive publike e kombëtare, kundër mashtrimeve e gënjeshtrave, kundër hipokrizisë dhe kundër anti ligjit e anti shtetit. Kjo kauzë kombëtare është njëkohësisht edhe kauzë e LVV, kundër së cilës është e gjithë elita politike e vjetër dështake e Kosovës. Krahas elitës politike të vjetër të Kosovës janë edhe instrumentet politike të saj, Gjykata dhe KQZ-ja, të cilat në vazhdimësi të agjendës së tyre anti KURTI vjen edhe vendimi i KQZ- së Kosovës për të s’kualifikuar dhe mos lejuar që të kandidojnë për deputet disa kandidatë , por që qëllimi është ai i mos lejimit të kandidimit të Albin KURTIT, kandidatit për Kryeministër nga Vetëvendosja. Duhet ta dijë mirë KQZ-ja se nuk mundet kurrë që të sfidojë kauzën dhe as verdiktin e demokracisë dhe të popullit që janë: demokracia, liria, shteti, antikrimi, anti-korrupsini dhe kundër tradhtia.
Nuk është e vështirë për ta konstatuar faktin se KQZ në Kosovë gjithmonë por sidomos këto 3 palë zgjedhjet e fundit parlametare ajo është përpjekur por me “modesti”sa ka mundur për ta minimizuar fitoren e VETËVENDOSJES. Pra, pavarësisht përpjekjes për dukje si një institucion i pavarur ajo ka anuar dhe është lakuar qoftë edhe sado pak nga politika e pushtetit që ka qeverisur ashtu sikurse gjithmonë që në Shqipëri, KQZ -ja ka qenë e kapur politikisht. Në Shqipëri para dy vitesh ndodhi absurditeti më i madh dhe i paprecedentë në Demokraci, e që ishte mbajtja e zgjedhjeve vendore pa pjesëmarrjen e opozitës edhe pse kishte një dekret presidencial për shtyrjen e tyre nga Presidenti Ilir Meta. Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë të rëndë paqëndrueshmërie politike ,pas atij skandali të rëndë të trafikimit e të shitblerjes së votave nga pushteti.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve u kundërshtua edhe nga faktori demokratik ndërkombëtar. Pra në Shqipëri në vitin 2019 u zhvilluan zgjedhje moniste antidemokratike ku fituese e të gjitha Bashkive doli partia në pushtet ,Partia Socialiste pasi KQZ-ja në Tiranë edhe i lejoi ato zgjedhje por edhe i certifikoi pa pritur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe po këtë model mesa duket po përdor edhe KQZ-ja e Kosovës e cila nuk certifikon jo vetëm kandidatët për deputet por as Partinë politike kryesore dhe më të madhe të Kosovës , atë të “VETËVENDOSJES”, pra tipikisht ashtu sikurse veproi edhe KQZ-ja në Shqipëri. Pra qëllimi KQZ-së në Kosovë është që të mos marrë pjesë në zgjedhje LVV, dhe mundësisht që Albin KURTI të mos jetë kandidat i saj. Qëllimi KQZ-së në Kosovë është imponimi me sa të mundet që LVV të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi ajo me siguri që është fituesja e madhe e tyre.
Pra ky është një kurth djallëzor juridik e politik jo vetëm kundër Kurtit por edhe kundër Demokracisë: eliminimi i pjesëmarrjes së opozitës potente dhe të fortë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2019. Kjo edhe të bind, pasi edhe kohë më parë ishte po Gjykata e cila “certifikoi” pucin parlamentar, atë të rrëzimit të legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve te 6 Tetorit 2019 , ku Gjykata delegjitimoi legjitimitetin popullor dhe legjitimoi legjitimitetin pakicë, atë parlamentar, atë të pazarit e të trafikimit parlamentar, ku si rezultat i kësaj qeverinë e formoi politika humbëse e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019.
Çudia më e madhe e Gjykatës dhe e KQZ-së së Kosovës është edhe kjo, se në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 lejoi kandidimin KURTIT dhe deputetëve të tjerë, ndërsa tani në prag të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 nuk i lejon të kandidojë, me arsyetimin se nuk e lejon ligji pasi janë ndëshkuar penalisht në tre vitet e fundit, në një kohë kur ky afat kohor ndëshkimi ishte edhe për zgjedhjet e 6 Tetorit 2019. Pra, tani me demek KQZ po zbaton ligjin dhe atëherë jo, gjë e cila e komprometon rëndë KQZ-në apo jo. Absurditeti tjetër i madh është fakti se as Kurti dhe as deputetët e tjerë nga VETËVENDOSJA të cilët i s’kualifikoi KQZ-ja nuk janë dënuar as për krime, as për hajni, as për korrupsion dhe as për tradhti kombëtare, por janë dënuar pse i dolën në mbrojtje Ligjit, Kushtetutës dhe interesave të Kosovës në mbrojtje të shtetit dhe të tërësisë territoriale të Kosovës duke kundërshtuar Demarkacionin i cili i dhuroi Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë shqiptare; kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe , pra kundërshtuan formimin e mini shtetit serb brenda Kosovës. Dhe pikërisht për këto KQZ-ja nuk certifikon ata që duhet të kandidojnë për deputet por certifikon ato individë dhe ato parti politike që kryen vepra, akte e marrëveshje të rënda e të dëmshme kombëtare. Ky është absurditeti më i madh që ndodh me politikën ,drejtësinë dhe me demokracinë në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".