
Lexoni edhe:
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja manipulon me luftën: PDK-ja është trashëgimtare e UÇK-së, veteranët e luftës i konverton në vota
Shkruan: Xhevat Meha
BE ende nuk e njeh zyrtarisht Kosovën shtet te pavarur, nuk ka arritur që të vej në zbatim marrëveshjet e arritura më herët, po edhe ka dështuar me misionin EULEX. Tani mbetet që Franca dhe Gjermania si shtete të veçanta dhe që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur të marrin rolin e ndërmjetësimit.
-Është e pritshme që Franca krahas Gjermanisë të marre rol prijës në bisedimet Kosovë-Serbi. Në fakt, këtë rol është provuar ta ketë edhe në 2-3 vitet e fundit por pa sukses. Tani pritet që dyshja Francë-Gjermani të jenë më dinamike në arritjen e një marrëveshje, dhe kjo për dy arsye: Administrata e re Biden ka paralajmëruar një përpjekje të rritur për arritjen e një marrëveshje. Administrata e Biden në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me evropianët do të shtyj përpara që shtetet evropiane të japin pjesën e kontributit të tyre. BE ka humbur kredibilitetin ndaj Kosovës që të ndërmjetësoj në bisedime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".