Lexoni edhe:
Para botës demokratike të civilizuar, Kosova me faqe të zezë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
Shkruan: Arsim Haziri
PDK dhe ish partitë që kanë zhvatur me vite të tëra do të shkojnë drejtë shuarjes, kurse koha do të nxjerr iniciativa të reja politike, e në këtë rrafsh VV-ja e ka zënë hapin dhe tani shumica qytetari e shohin alternativë të vetme të mundshme për ndryshime. PDK-ja si parti politike që është mësuar të jetë vazhdimisht në pushtet, është duke u zbehur me të madhe, sidomos tani që në mungesë janë liderët kryesor, ish themeluesit e saj. Kjo parti politike e konsumuar tepër dhe korruptuar në pushtet, duke e parë që është pa liderët e saj, po tenton të eksponohet në format nga më të ndryshmet, që të duket pranë elektoratit dhe ta vërshon atë me zotime e me premtime, që të mos i ikën diku tjetër, ndryshe rrezikon të zhbëhet si parti.
-Edhe pse saktësia e matjeve të tanishme rreth rezultatit të zgjedhjeve mundë të jetë relative, në të gjitha sondazhet që po bëhen gjatë këtyre ditëve, VV-ja dhe Albin Kurti me partinë e tij, si dhe listën e Vjosa Osmanit, po dalin të parët. Ky paralajmërim i hershëm i rezultatit të pritshëm po shihet ashiqare që ka filluar t’i frikësojë rivalët e tij, ish pushtetarët e dështuar dhe të korruptuar që keq qeverisën tash e dy dekada me këtë shtet të varfër, me qytetarët të cilëve ju premtua zhvillim dhe doli mashtrim e zhgënjim.
Kjo frikë nga humbje që po ju troket në derë ish qeveritarëve, u pa më së miri fundjavën që shkoi, kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kishin përzgjedhur qytetin e Mitrovicës që të bëjnë fushatë. Edhe pse qëllimi i arrit, matanë urës së Ibrit, qytetarët serbë në veri të qytetit ndaluan reaguan duke e penguar vazhdimin e vizës së Kurtit dhe Osmanit e Kurtit, për çka u nevojit edhe intervenimi i policisë së Kosovës, për të mos ndodhë ndonjë incident serioz. Sigurisht që në këtë skenar ka pasur një bashkëpunim të Listës serbe me partnerët e tyre në qeverisje që ishin në të kaluarën ,e informator të PDK-së dhe LDK-s.
Ky konstatim nxirret fare lehtë sepse një situatë e ngjashme i ndodhi në Skenderaj. Atje Kurti ishte nën përcjelljen e Njësisë Speciale e cila u ‘detyrua’ të çojë deri në fund atë për çka kishte ardhur, kërkimin e votave të drenicasve. Pra të dyja këto situata të tensionuara gjatë këtyre ditëve, nuk kanë emërues tjetër veç se incidente të shkaktuara dhe orkestruara nga PDK. Këto fërkime mes VV-së e PDK-së po vijnë si tentativë për të stopuar rënien në elektorat, një rrezik potencial para të cilit është PDK, por edhe ete tjerët, LDK, AAK e NISMA. Edhe nga reagimet pak orë pas incidentit në Skenderaj u pa se ai ishte i orkestruar nga PDK-ja.
Kjo ka ndodhur ngase Fërkimet mes PDK-së dhe VV-së po vërehen qysh para nisjes së fushatës. Kur po them se incidentet ishin të orkestruara, fillimisht e kam fjalën se qytetarët serbë, sepse ata nuk kanë ditur së kush po shkon të bëjë fushatë, po këtu është dërguar selami nga informatorët shqiptar të PDK-së, dhe tani ndodhi si ndodhi.
E kjo argumentohet më së miri si dyshim i bazuar pasi që bë jug të Mitrovicës, vendi ku po mbahej fushata ishte i rrethuar me njerëz të PDK-së. Ish pushtetarët janë duke u tmerruar kur po e shohin mbështetjen e madhe publike ndaj VV-së, sepse kjo mbështetje tregon që as PDK-ja dhe asnjë parti tjetër nuk mund të ketë rritje në këtë kohë, pos VV-së. PDK-ja së bashku me të tjerët, të gjitha këto reagime po i bën për të dalë në skenë dhe që ta ndalë zhbërjen e këtij subjekti politik duke pretenduar se ata janë këtu dhe vazhdojnë të ruajnë bastionet e tyre, gjë që nuk është aspak reale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".