Qartët klika kriminale e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, po e shohin me sy hapur ardhjen e vdekjes së tyre politike

Qartët klika kriminale e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, po e shohin me sy hapur ardhjen e vdekjes së tyre politike
Qartët klika kriminale e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, po e shohin me sy hapur ardhjen e vdekjes së tyre politike

Ragip Guraziu

  • 08 February 2021 - 07:54

Shkruan: Ragip Guraziu

Partizanët e paguar të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdiut, nën logon e PSD-së vazhdimisht po organizojnë protesta deri edhe të dhunshme në ballafaqim me policinë, dhe forma të ndryshme të pakënaqësisë, vetëm kundër ish partisë amë LVV, nga xhelozia që ky subjekt politik sado që nuk është mbase i përkryer, vetëm sa u pastrua nga ish-krimi me largimin e Shpend Ahmetit dhe klientelës së tij të ngushtë mafioze e kriminale të cilët pas debaklit të madh në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, nuk e patën as motivin më të vogël që të garojnë ne zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse populli i identifikoi dhe i ndëshkoi me meritë në zgjedhjet e kaluara, duke qenë ndëshkimi më skandaloz kur kryetari i komunës nuk arrin të merr vota për deputet në një listë zgjedhore që garoi në nivel vendi, e të mos flasim për rrënimin e autoritetit të tij me keq qeverisje në kryeqytet.

-Nuk ishte rastësi pse dhe si e planifikuan Albin Kurti me VV që ta largojnë, siç po e quajnë, grupin e Shpend Ahmetit, sepse ata ketë e kishin provokuar dhe planifikuar që ta bënin vetë. Tani po shihet se si po e shfaqin edhe frustrimin e tyre të madh deri në “eksplodim” për shkak të vdekjes klinike në politikë, të grupit të dezertorëve të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut që u detyruan të braktisin LVV-në, pasi që kishin “vjedhur” e përfituar kriminalisht nga nëntoka kriminale disa qindra miliona euro dhe kishin kapur e zaptuar dyfish komunën e Prishtinës për ta zhvatur së bashku me strukturat tjera kriminale, dhe tash në fund të mandatit po e “shohin vdekjen me sy”?

Me ngjarjet e fundit, në logon e PSD-së krahu i Shpend Ahmetit vazhdimisht organizuan protestat dhe çka u pa me sy shkuan deri në ekstrem dhe u ballafaquan edhe me policinë që po dëshmojnë se mu këta paskan qenë pengesa e dhe iniciatorët e çdo të keqes e LVV-së, kur tani sipas sondazheve, po pretendohet se në këto zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, do të fitoj gati edhe atë që thuhet mbi 51 përqindëshin, është liruar Albini nga ky krah politik, që i doli nga dora por veç sa pa hajr, dhe ndoshta edhe Albini e paska paramenduar këtë, kur po shihet qartë e ,siç po thuhet partizanët e Shpend Ahmetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".