![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/13/200x200_unnamed1613203148.jpg)
Lexoni edhe:
Kërkesa numër një e qytetarëve për institucionet e reja që dalin nga vota e 14 shkurtit, instalimi i mekanizmit të fuqishëm për zbatimin e drejtë të ligjit
Shkruan: Hasan Preteni
Aty e kudo ku ka sundim të rendit dhe ligjit, të gjithë frikësohen nga prokurori. Frikësohen keqbërësit e gëzohen qytetaret dhe e kundërta ndodhë në anarki ( Kosovë) .Në secilin shtet të botës ka mafi. Në disa shtete mafia sundon e bashkëpunon me pushtetin (si ne Kosovë) e diku, ndersa në shtetet normale shteti e lufton fuqishem mafinë. Gjithçka fillon dhe varet nga drejtësia. Do të ketë shumë punë por puna më e madhe dhe me prioritet të veçantë duhet të filloj sa me pare nga KPK-ja .
-KPK është bërë si një tryezë e udhëheqjes kolektive, kryesues herë njëri herë tjetri, rrethi vicioz nuk mbyllet. Sillen vërdallë pa asnjë rezultat. Si të presim që të këtë sukses luftimi i së keqes me njerëz të këqij, jo profesionist, shërbëtor të grupeve mafioze brenda partive politike në pushtet. Nuk lodhën ata për kritikat që i marrin nga publiku, mediat e pavarura ( nëse ka) dhe miqve tanë, sponzorizuesve të pavarësisë! KPK çerdhe e krimit. Diferencën në mes shtetit dhe anarkisë e bënë kush tjeter perveqse “ Prokurori i shtetit ”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".