JU SOT DUHET ta "testoni" NDRYSHIMIN DHE TË DILNI E TË VOTONI SA MË MASOVIKISHT ashtu sikurse unë që e "testova" veten time me "biletën një drejtimesh", të Covid19

JU SOT DUHET ta
JU SOT DUHET ta

Fadil Maloku

  • 14 February 2021 - 16:54

Shkruan: Fadil Maloku


1. Ishin ca momente kur njeriu po u "testonte" si me durimim që ai mund ta ketë poseduar në veten e Tij, por, ishin edhe ca tjera mbi mënyrën se si i njëjti po arrinte t'i tejkalonte këto "momente" shumë delikate e impresive. Impresive, kujtoj se po të kërcënonin si me barrën e vdekjes ashtu edhe atë të jetës. Kurse, delikate, ngase, nuk ishte aq lehtë me bë dallimin midis jetës dhe vdekjes, sidomos kur po të "pushtonte" virusi i Covid19. Këto momente të hidhura, ishin ato çaste që përfunduan (falë Zotit!) në kohën e duhur.



2. Në jetën e njeriut po ashtu kishte edhe ca momente tjera relevante kur detyrimisht po filloje (pa)dashtas të reflektoje spontanisht (jo racionalisht) e emocionalisht për rolin dhe kuptimin e ardhjes tënde në këtë botë! Mua Covid19, më mësoi midis tjerash edhe dy gjëra që duket ende s'ua kam marrë vesh kuptimin; njërën që ka të bëjë me rëndësinë dhe peshën që e paska jeta për të dhe kuptimi tjetër, se jeta jote nuk qenka as nën "menaxhimin" e mendjes, as vullnetit, e as dëshirës sate! Por, qenka tërësisht nën vëzhgimin dhe mbikëqyrjen e vullnetit hyjnor! Vullnet i cili qenka ajo "vjegëza" kryesore që po na e mbajka si "korrespondencën" ashtu edhe ekuilibrin tonë psikologjik e psikofizik me Të! Këto ditët e "shoqëruara" me covid jam "testuar" si me pragun e kolabimit... (lexo shlirë; vdekjes!) ashtu edhe lehtësinë dhe madhështinë e kalimit në dimensionin tjetër (po e shquaj si) tej kohor..., ku s'kam pasur as dhimbje, as, ftohje, as intuitë, e as asgjë që mund të matet me kutet me parametrat jetës dhe të dimensionit tonë kohor.



3. Meqë, unë veç thosha me veten time se tashmë e kisha të sigurt në xhep" biletën një drejtimesh" ..., në horizont u duk papritmas ai momenti i "kthimit" (me siguri vullneti i Zotit deshi ashtu!), ku mbi mua i hetoja dhe i ndjeja "betejat" që mjekët i zhvillonin përmes angazhimit të tyre për të ma rikthyer jetën time ... ! Tani, kur kjo "odisejade" po merrte epilog në favor timin, më vie mirë që gjatë qëndrimit në spital (ku edhe tani kur po shkruaj, gjendem) në sytë e mjekëve "lexoja" për çdo mëngjes... suksesin e kthimit tim, që tashmë e kishte lejuar tjetër kush. Ishte Ai që merr dhe jep jetë! Falë Tij, miq dhe mikesha unë do jem sërish në shoqërim me Juve, për aq sa më ka dhënë leje...!

Deri atëherë, Ju kënaquni e shijojeni jetën Tuaj, DUKE VOTUAR SA MË MASOVIKISHT!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".