Lexoni edhe:
Çka është mjaft, mjaft me krim të organizuar nga Shpend Ahmeti në komunën e Prishtinës, prokurorët të japin përgjegjësi për mos zhvillim të hetimeve serioze dhe mosarrestimin!
Shkruan: Faik Krasniqi
Edhe nëse nuk e voton ndonjë parti tjetër, ndëshkoje me mos dalje në zgjedhje. Atëherë ata mbushen mend. Por nëse ti i voton pavarësisht se ata çfarë bëjnë, atëherë ky është rezultati! Pra, nëse fëmiu fillon të bëhet problematik dhe nuk e ndëshkon me ndonjë metodë, atëherë femiu merr zemër dhe mundë të bëhet kriminel kur të rritet. Krimineli fillon me gjëra të vogla.
-Kur tallesh me popullin për më shumë se dy dekada, populli ta tregon vendin. Për këtë fitore të "frikshme“ të LVV kam folur gati në çdo shkrim, prej rrëzimit të qeverisë Kurti në kohë pandemie. Rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie ka qenë idiotizmi më i madh që bëri LDK-ja në bashkëpunim me Hashim Thaçin, dhe u mbështet nga partitë e tjera. Prandaj ka qenë e pritur që zgjedhjet do t‘i fitoje LVV. Kush ka thënë ndryshe ka folur me inati apo sipas direktivave të shefave.
Zgjedhja e presidentit është pak çështje e ndërlikuar. Varet me çfarë numra do të bëhet Qeveria Kurti, pastaj edhe emri i kandidatit për president në mënyrë që të tejkalohet edhe kriza e zgjedhjes së presidentit! Eshte e pa ndershme që vetëm pas humbjes së turpshme të kritikohen udhëheqësit e partisë. Kritika duhet të bëhet para së të vije deri tek ajo humbje. Ajo kritikë duhet të fillohet nga vetja. Pse t'i votojë këta që po tallen me neve vazhdimisht? Disiplina bëhet me ndëshkim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".