Lexoni edhe:
TERMETI ELEKTORAL GODITI KOKAT E KRIMIT TË ORGANIZUAR!
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Domosdo të kërkohet që nga BE dhe SHBA-të të punohet për të krijuar një Tribunal Gjyqësor kundër shtetit serb për përgjegjësin e këtij shteti dhe të kriminelëve serbe që bënë dhunë, terror, përdhunime e krime gjenocidiale. Kurrë Kosova dhe Ballkani nuk stabilizohet pa i dhënë shtetit serb një mësim juridiko-penal për gjenocidin e bërë në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci. Mos dënimi po e forcon klikën kriminale në Beograd. Kemi edhe shumë sfida të tjera. Por, i takon qeverisë t'i analizojë dhe ti përcaktojë prioritetet. Këto janë sfidat më kryesore dhe pa të cilat asnjë qeveri nuk mundë të eci përpara.
-Zgjedhjet behën apo zhvillohet, në mënyrë që qytetarët të japin votën e tyre sipas mendimeve të krijuara dhe programeve politike, nëse i kanë partitë, që të dalin format e ndërtimit të pushtetit. Nga vota caktohen partitë për të krijuar pushtetin në kuadër të Republikës së Kosovës. Dhe, nëse nga vota, nuk del partia mbi 51% , sfida e parë dhe shumë e rëndë është ndërtimi i koalicionit për pushtet. Midis partive politike në Kosovë ka shumë fërkime dhe konflikte. Çdo parti është mbyllur në vete dhe të tjerat dalin si armike për vend. Kjo e ka bërë shumë të rëndë ndërtimin e koalicionit. Këtu edhe del sfida më e madhe në vend. Mirëpo pas ndërtimit të pushtetit, e këtu kuptohet qeveria, kryetari i Kuvendit dhe presidenti, për qeverinë dalin një numër i detyrave të rënda. Këtu mendoj: 1. Çështja ekonomike në vend në këtë pandemi dhe pas kësaj për të ecur përpara. Këtu lypset për të dhënë impulse në ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
TERMETI ELEKTORAL GODITI KOKAT E KRIMIT TË ORGANIZUAR!Lexoni edhe:
2. Punësimi dhe mbrojtja në punë duke futur këtu me ligj të ardhurat minimale personale. Ato duhet të jenë 380 Euro në muaj neto. Por krahas kësaj duhet në mënyrë urgjente të ndikohet në gjendjen e sigurimeve pensionale dhe të sigurimeve shoqërore e sociale. 3. Ndërtimin e një arsimi të të gjitha niveleve të kualifikuar dhe që i përgjigjet gjendjes në vend, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë shoqërore, sociale, politike e teknike.
Kosovës nuk i duhet arsimi për të marr mjete financiare subjektet e ndryshme dhe për të krijuar hiper prodhim, madje shumë të dobët, në fushat që nuk i duhen vendit.
Këtë duhet ndalur. 4. Në mënyrë urgjente të krijohet një sigurim shëndetësor obligative për të gjithë të punësuarit, pavarësisht sektorit, e kryesisht të sektorit privat, ku ka vjedhje dhe keqpërdorime të mëdha të të punësuarave.
5. Ndërtimin e shtetit ligjor në të gjitha segmente e shtetit.
6. Krijimin e një baze të shëndoshë në fushën administrative, sepse atje kemi shumë çka, por jo kualitet punësimi, sipas kualiteteve. 6. Ndërtimin e shpejtë dhe modern të FSK-së. Kosova po kërcënohet vazhdimisht nga shteti serb. FSK kërkohet të armatosim me mjete të nevojshme mbrojtëse dhe të rritim kualitetin në strukturën e oficerëve. Kërkohet të futet domosdo shërbimi ushtarak i domosdoshëm. 7. Ndaj shtetit serb të veprohet si shtet dhe asnjë lëshim mos të bëhet në çfarëdo fushe kundër këtij shteti kriminal. Këtu mendoj edhe në kompensimin e dëmit material dhe në dëmshpërblimin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".