Lexoni edhe:
Ja cilat do të jenë sfidat më serioze dhe me të rënda para Qeverisë që po vjen pas zgjedhjeve të fundit
Shkruan: Naim Miftari, ish-agjent i SHIK-ut
E shikoja nënkryetarin e PDK-së Z-Lushtaku i cili kishte shkuar në rajonin tonë dhe kërkonte vota kinse nga ish ushtarët e UÇK-së, si mysafir te disa individ që gjatë luftës përveç që kurr nuk kanë gjuajtur as edhe një plumb drejt ushtrisë apo policisë Serbe gjatë luftës edhe na thoshin neve na e largoni ushtrinë e UÇK-së nga fshati dhe fshatrat tona se na djegin Serbia rajonin tonë. Këto zgjedhje janë dënim edhe ndaj mercenarëve politik që shumica e tyre qe 30 ditë rrashtë e kishin targetuar sulmin në LVV, Kurtin dhe Vjosa Osmanin, edhe pse LDK-ja i kishte 52 ditë qeverisje gjatë këtyre 20 viteve.
-Rezultati i 14 shkurtit, ashtu edhe siç e kemi parapare shumë njerëz, është dënim me votën e popullit, e ku dënohet keq menxhimi, arrogance dhe sidomos keqpërdorimi i pushtetit qe 20 vite rresht. Tani më ka kaluar koha kur dikush ka marr vota në emër të presidentit Historik Ibrahim Rugova i cili nuk e ka vjedhur popullin as nuk ka qen arrogant, edhe i ka kaluar koha kur merr vota dikush në amë të UCK ose në emër të luftës së Adem Jasharit. Lufta e UÇK-s as e Adem Jasharit nuk ka qenë për ta vjedhur popullin e për tu bërë dikush milionerë, e vetë popullin e kanë sjellë në strajcë romi, e kanë varfëruar dhe e kanë izoluar, kanë luajtur me fatin e popullit. Kur e shikoja arrogancën e LDK-së dhe të PDK-së mendoj se a mos jam duke jetuar në të njëjtin kontinent dhe në të njëjtin shtet. pastaj Avdullah dështaku deklaronte koti se të gjitha sondazhet po e qesin të parën LDK-në.
E ky tjetri, Enver azilanti i PDK-së thoshte se e mundë Albin Kurtin 8 me 2 dhe e shtin në xhep të pizhameve. Gjatë pandemisë botërore, për përfitime të ulëta personale, sidomos të Thaçit Mustafes, Ramushit dhe Limes, me ndihmën edhe të lobistëve amerikan pro-serbit Grenell dhe Pallmer e kishin rrëzuar qeverinë legjitime të dalë nga votat e lira vetëm për një spot që prej disa minutash të Donald Trumpit që i duhej për zgjedhjet e veta për ta paraqitur kinse sukses të diplomacisë amerikane . Vota e 14 shkurtit është votë për ta dënuar korrupsionin për ta pastruar prokurorin, policinë, AKI-në , gjyqësinë, arsimin, shëndetësinë, është edhe votë që kërkon pastrimin e shtetit nga mafiozët politik dhe oligarkët e tyre që e gjunjëzuan shtetin dhe popullin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".