![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/19/200x200_nmRk9lLaHR0cDovL29jZG4uZXUvaW1hZ2VzL3B1bHNjbXMvWm1JN01EQV8vMzFmMmRiMThlNDE5ZjI5NWZmMThlZDk3MjVjNjM2MzguanBnkZMCzQSwAIEAAQ1613723511.jpg)
Lexoni edhe:
Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën politike kosovare!
Shkruan: Faik Krasniqi
Edhe dorëheqja e Isa Mustafes s‘do të thotë asgjë. Kjo parti duhet të reformohet rrënjësisht nëse dëshiron të këndellet, përndryshe në zgjedhjet e ardhshme e pret fati i Nismës!
-Prej vdekjes se presidentit Rugova, LDK-ja ka pasur problem me lidership. Prej asaj kohe kurrë nuk kanë qenë fituese e zgjedhjeve. por gati gjithmonë në pushtet. Me koalicione skuthe, me ata që vazhdimisht i akuzonin për vrasje të anëtarëve të saj.
Duke fituar vota në emër të tyre dhe ish presidentit Rugova. Prej ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, kjo parti u shkatërrua edhe më shumë. Pa reforma në parti. Por as të suksesshëm në Qeveri, edhe pse thirren si parti që janë me ekspertë të ekonomisë dhe parti akademikësh. Kurse në anën tjetër ekonomia në gjendje klinike. LDK-ja sot është e vdekur klinikisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".