Lexoni edhe:
Vetëm personaliteti i Vjosës mund ta mbajë rugovizmin gjallë në skenën politike kosovare!
Shkruan: Ragip Guraziu
Për ti dhënë mbështetje akoma më të fuqishme këtij insistimi të miqve gjerman karshi Kosovës, për liberalizimin e vizave gjatë këtij viti, Qeveria Kurti duhet ta ketë top prioritet fillimin e pa kompromis të luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjen e sistemit të drejtësisë që në këtë drejtim të punon pa ndikim politik dhe pa asnjë kompromis, pavarësisht se kush janë shkelësit e ligjit dhe çfarë lidhjes kanë ata me krimin e organizuar.
-Siç po thuhet dhe pretendohet nga disa shtete evropianë që e kanë njohur Kosovën, disponimi i tyre pozitiv karshi zhvillimeve të fundit në vendin tonë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, është shumë e pritshme që Qeveria Kurtit 2 do sjell hapa pozitiv në fushën e sundimit të ligjit, dhe për këtë veprim, to të shpërblehet shteti i Kosovës dhe qytetarët me liberalizimin e shpejtë të vizave, brenda këtij viti.
Siç dihet pas humbjes së madhe të ish partive të tej inkrimuara, e që të gjitha me radhë u mundën fuqishëm nga LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit më 14 Shkurt, ka kohë simpatia për shtetin e Kosovës është shtuar edhe nga shteti më i fuqishëm në BE Gjermania, shtet që beson se Qeveria Kurti do të jetë qeveri e reformave të thella, prandaj edhe po e kërkon me ngulëm hapjen e rrugës së lirë për Kosovarët në zonën shengen. Jo rastësisht edhe Raportuesi për Kosovën në Asamble Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar që pikërisht në 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë kosovarëve t'u liberalizohen vizat.
Në një shkrim autorial Beyer ka cituar diplomatin gjerman Volfgang Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë. Beyer ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij. Ai thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë që tani. Pro heqjes së kësaj pengese e bllokimit të pashembullt është deklaruar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Van Cramon, e cila përveç luftën kundër korrupsionit, kërkon nga Kosova edhe qasje konstruktive në dialogun me Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".